Shtëpia e Bardhë: Vijojnë bisedimet me Iranin/ Uashingtoni thotë se Teherani kërkon marrëveshje pas përshkallëzimit

Shtëpia e Bardhë: Vijojnë bisedimet me Iranin/ Uashingtoni

Bisedimet mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit janë ende në vazhdim, ka bërë të ditur Shtëpia e Bardhë, ndërsa Uashingtoni pretendon se Teherani po përballet me pasoja të rënda pas zhvillimeve të fundit.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, deklaroi se Irani po vazhdon dialogun me SHBA-në dhe se është i interesuar për arritjen e një marrëveshjeje, për shkak të presionit që, sipas saj, ka përjetuar.

“Arsyeja e sulmeve të fundit është se Irani ka shkelur Memorandumin e Mirëkuptimit që kishim arritur me ta”, tha Leavitt.

Ajo pretendoi gjithashtu se Teherani ka sulmuar anije tregtare në Ngushticën e Hormuzit, një nga korridoret më të rëndësishme detare për transportin global të energjisë.

Megjithatë, zëdhënësja amerikane theksoi se administrata e presidentit Donald Trump mbetet e hapur ndaj një zgjidhjeje diplomatike.

“Presidenti është gjithmonë i hapur ndaj diplomacisë”, deklaroi Leavitt, pa dhënë detaje konkrete mbi gjendjen e negociatave apo mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje të re mes Uashingtonit dhe Teheranit.

EMISIONET