“Spanja e meritoi dhe e dominoi”/ Haxhiaj në “Ora e Botërorit”: Franca ka yje si Mbappe e Dembele, por fitoi loja në grup!
Gjatë analizës së saj në emisionin "Ora e Botërorit" në Ora News, Mirela Haxhiaj ka theksuar se triumfi i Spanjës ndaj Francës erdhi si rezultat i një loje të konsoliduar në grup, duke lënë në hije cilësitë e jashtëzakonshme por të pakoordinuara të yjeve francezë si Mbappe, Dembele apo Olise.
"Kisha thënë që favoritët për mua ishin dy ekipet e tjera që nuk kaluan në finale, pra Franca dhe Anglia. Sigurisht futbolli ka surpriza dhe kjo është gjëja e bukur e futbollit. Me atë çfarë pamë në ndeshjen Francë-Spanjë, në syrin tim mendoj që Spanja e meritoi totalisht dhe e dominoi komplet, nuk e la Francën.
Atëherë, Franca ka cilësi individuale të lojtarëve. Pra, ndërsa Spanja ka dy-tre lojtarë me cilësi individuale, por shumicën prej tyre i ka krijuar si grup. Pra duke u bazuar më shumë tek loja e grupit, siç e kërkon futbolli", u shpreh Haxhiaj.

