Ekrem Spahiu në "Ora e Botërorit": Komplimente stafit për sakrificën, ky kampionat nisi pa entuziazëm për shqiptarët
I ftuar në emisionin "Ora e Botërorit" në Ora News, Ekrem Spahiu ka vlerësuar maksimalisht punën dhe sakrificën 36-ditore të stafit televiziv në shërbim të teleshikuesve, ndërsa ka analizuar edhe mungesën e entuziazmit fillestar te sportdashësit shqiptarë për shkak të moskualifikimit të Shqipërisë e Kosovës dhe formatit të ri me 48 kombëtare.
"Ju jeni në natën e 36 dhe meritoni komplimente.
Që keni qenë shumë aktiv, keni sakrifikuar nga pjesa juaj personale dhe si për t'i ndjekur live ndeshjet, por i keni bërë një shërbim të mirë publikut dhe në veçanti teleshikuesve tuaj.
Sikurse e thatë edhe ju, realisht nuk filloi me ndonjë entuziazëm të madh ndoshta për ne shqiptarët se kishim pretendimet që të ishte edhe Shqipëria si finaliste që bëhen pjesë, aq më tepër edhe Kosova që kaloi edhe një ndeshje më shumë se ne. Dhe ndeshjet në grupe duke qenë edhe 48 ekipe nuk kishin ndonjë interes shumë se nuk... ekipet e mëdhaja nuk u impenjuan që në momentet e para se kishin kohë për të rikuperuar edhe ndonjë hap fals", u shpreh Ekrem Spahiu.
Ndiqni emisionin e plotë:

