Rama pas rishikimit të buxhetit: Bonus i ri për pensionistët dhe më shumë mbështetje për shtresat në nevojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas miratimit në mbledhjen e qeverisë të aktit normativ për rishikimin e buxhetit të shtetit, duke e cilësuar atë si një tregues të rritjes ekonomike dhe të mundësive për zgjerimin e mbështetjes financiare për qytetarët.

Përmes një postimi, Rama bëri të ditur se ndryshimet në buxhet parashikojnë një bonus të ri për pensionistët, rritje të mbështetjes për personat me aftësi të kufizuara, fëmijët me aftësi të veçanta dhe me autizëm, si edhe për kujdestarët e tyre.

Sipas tij, akti normativ përfshin gjithashtu masa financiare për teknologjinë, sipërmarrjen, shëndetësinë, bujqësinë, zhvillimin urban dhe rural, ndërsa financimi për mbrojtjen është më i madhi i akorduar ndonjëherë për Forcat e Armatosura.

Rama njoftoi se në ditët në vijim qeveria do të japë më shumë detaje për secilën prej masave të miratuara, duke veçuar si domethënës bonusin për pensionistët dhe përdorimin e të ardhurave shtesë të krijuara nga rritja e çmimit të naftës për mbështetjen e qytetarëve.

EMISIONET