Kërkoi hetim për kallëzimin ndaj punonjësve të paraburgimit 313, Gjykata e Tiranës rrëzon kërkesën e Ilir Metës

Kërkoi hetim për kallëzimin ndaj punonjësve të

Gjykata ka rrëzuar kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta lidhur me kallëzimin e bërë prej tij ndaj punonjësve të burgut 313, të cilët i kishte akuzuar për keqtrajtim gjatë qëndrimit të tij në paraburgim.

Sipas të dhënave, kallëzimi i Metës ishte pushuar më herët nga Prokuroria, vendim të cilin ish-presidenti e kishte kundërshtuar duke iu drejtuar gjykatës.

Pas shqyrtimit të çështjes, gjykata ka vendosur rrëzimin e kërkesës së Metës, duke lënë në fuqi vendimin e prokurorisë për pushimin e kallëzimit.

Çështja lidhej me pretendimet e ngritura nga Ilir Meta për trajtimin e tij nga punonjësit e Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale 313, pretendime të cilat nuk janë pranuar nga organi i akuzës.

VENDIMI I GJYKATES

Kërkoi hetim për kallëzimin ndaj punonjësve të

EMISIONET