Caka: Pushimet nuk maten me luksin, por me shkëputjen nga rutina

Psikologia Loreta Caka ishte e ftuar në emisionin "Epiqendër", të moderuar nga Sonila Musai, ku foli për rëndësinë e pushimeve në mirëqenien psikologjike dhe fizike të individit.

Sipas Cakës, pushimet e vërteta nuk lidhen domosdoshmërisht me destinacionet luksoze apo përvojat e shtrenjta, por me mundësinë për t'u shkëputur nga rutina e përditshme dhe stresi i akumuluar.

Ajo theksoi se qëllimi kryesor i pushimeve është t'i japin trupit dhe mendjes kohën e nevojshme për t'u rigjeneruar, pavarësisht vendit ku zgjidhet të kalohen.

Psikologia nënvizoi se relaksimi dhe rikuperimi emocional nuk varen nga niveli i luksit, por nga aftësia për të lënë pas përkohësisht angazhimet e përditshme dhe për t'i kushtuar kohë vetes dhe njerëzve të afërt.

Ndiqni emisionin e plotë:

EMISIONET