Messi thyen heshtjen pas humbjes në finalen e Botërorit: Dhimbja është e madhe, por jemi krenarë

Messi thyen heshtjen pas humbjes në finalen e Botërorit: Dhimbja

Lionel Messi ka reaguar pas humbjes së Argjentinës në finalen e Kupës së Botës 2026 ndaj Spanjës, duke ndarë një mesazh me tifozët e kombëtares përmes rrjeteve sociale. Kapiteni argjentinas ka folur për zhgënjimin pas humbjes së trofeut, por edhe për rrugëtimin e skuadrës gjatë turneut.

Messi ka pranuar se humbja në një finale botërore është një moment i vështirë për çdo lojtar, ndërsa ka vlerësuar punën dhe përkushtimin e ekipit që arriti të ishte sërish mes skuadrave më të mira të botës.

“Dhimbja është shumë e madhe dhe do të duhet kohë që kjo plagë të shërohet. Por unë mbetem edhe me gjithçka të bukur”, shkroi Messi në mesazhin e tij.

Kapiteni argjentinas kujtoi ndeshjet e vështira gjatë turneut dhe momentet kur skuadra arriti të përmbyste situata të komplikuara, duke falënderuar tifozët për mbështetjen.

“Sot është e vështirë ta vlerësosh atë që arritëm, por ky grup arriti të luajë në dy finale radhazi të Kupës së Botës”, u shpreh Messi.

Ai falënderoi tifozët argjentinas për mesazhet e mbështetjes dhe për atmosferën e krijuar gjatë gjithë kampionatit, duke u shprehur krenar për bashkimin e vendit rreth kombëtares.

Në fund të mesazhit, Messi përgëzoi Spanjën për triumfin në finalen e Kupës së Botës.

EMISIONET