Tenderi i Benet Beci u fitua nga kompania e vetme në garë/ Spak zbardh mesazhet: “Hapet Harvardi sot babe”

Tenderi që ia veshi akuzën e shkeljes së barazisë në tendera Benet Beci etij del në dokumetat e Spak se ka qenë i paracaktuar për tu fituar nga Ervis Myftari me kompanin e tij “Consulting & Management Albania” SHPK, e cila ishte e vetmja pjesëmarrëse në garë dhe bëri një ofertë sa 99.8% e fondit limit, një tregues tipik i mungesës së konkurrencës së lirë.
Mesazhet e shkëmbyera tregoje se nga ana e Ervis Berberit dhe gruas së tij Adela Ruko ka një gadishmëri për të ndihuar biznesmenin Dritan Dakoli që sipas SPAK është lidhje e Ervis Myftarit fituesit të tenderit.
Nga këqyrja e të dhënave të aktit të ekspertimit teknik-kompjuterik nr. 197, date 26.09.2024, aparati celular i sekuestruar gjatë kontrollit të banesës së shtetasit Evis Berberi, ka rezultuar se me datë 13.01.2020, në orën 08:33:50, shtetasja Adela Ruko i shkruan mesazh Evis Berberi me tekst "Hapet harvardi sot babe" dhe Evis Berberi i është përgjigjur me mesazhin "Ok".
Në orën 08:34 Evis Berberi i shkruan mesazhin Dritan Dakoli "Miremengjesi. Sot eshte Harvard. Jeni ne rregull?", shtetasi Dritan Dakoli i përgjigjet "Mjesi Po po eshte mbyll" dhe shtetasi Evis Berberi e falënderon. Në orën 10:23, shtetasi Dritan Dakoli i dërgon mesazh shtetasit Evis Berberi "Vllai si shkoi?" dhe shtetasi Evis Berberi i përgjigjet "Ja te them".
Në orën 10:26:04, shtetasi Evis Berberi i dërgon mesazh shtetasit Dritan Dakoli "I vetem" dhe shtetasi Dritan Dakoli i përgjigjet "Per hajer".
Nga procesverbali i këqyrjes së të dhënave në sistemin e Agjencisë së Prokurimit Publik rezulton se Komisioni i Vlersimit të Ofertave ka bërë hapjen e procedurës së prokurimit me datë 13.01.2020, ora 10:00 dhe se në lidhje me këtë procedurë prokurimi është depozituar vetëm oferta e operatorit ekonomik "CONSULTING &MANAGEMENT ALBANIA"sh.p.k, siç rezulton dhe nga komunikimi I bërë më sipër nga shtetasi Evis Berberi në orën 10:26:04, në datën 13.01.2020, ora 10:26:04, ku e njofton shtetasin Dritan Dakoli se operatorit ekonomik "CONSULTING & MANAGEMENT ALBANIA"sh.p.k, ishte i vetëm si pjesëmarrës n kētë procedurë.
Spak thotë se pasi KESH nuk ka administruar asnjë dokument ku është vlersimi i ofertes të paraqitura nga kompania fituese.Në shkelje te plote te procedures Benet Beci ka nxjerr nje dokument ku njofton shpalljen e fituesit.

