GJKKO gjobit avokatin e pandehur të Erion Veliajt

GJKKO ka gjobitur avokatin e pandehur të kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj, Plarent Ndreca.
Gjoba për Plarent Ndrecën është një shumë prej 50 mijë lekësh.
Gjykata e ka gjetur fajtor për shtyrjen e seancës së sotme duke vlerësuar se në seancën e kaluar ai nuk kishte ngritur pretendime për datën dhe se sjellja e tij është bërë shkak për shtyrjen e procesit.
Gjykata ka konstatuar se avokati i pandehur i Erion Veliajt, Plarent Ndreca, dhe vetë kryebashkiaku po përdorin skema dhe skenarë për të shtyrë pafundësisht seancat gjyqësore.
Gjithçka është e qartë për gjykatën, që avokati i pandehur Plarent Ndreca dhe Erion Veliaj po shpikin strategji për të shmangur përballjen me drejtësinë, me faktet dhe provat e gjetura nga prokurorët që kanë ngritur 13 akuza për 5 vepra të rënda për kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj./ CNA

