Arrestimi i protestuesve/ Xhixho: Skenë e shëmtuar, qeveria nuk ka argumente por tregon frikë!

Arrestimi i protestuesve/ Xhixho: Skenë e shëmtuar, qeveria nuk ka

Nënkryetarja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, ka dënuar ashpër asndërhyrjen e Policisë së Shtetit ndaj qytetarëve që protestuan përpara Parlamentit, duke e cilësuar shoqërimin dhe dhunën ndaj tyre si një akt frike dhe represioni nga ana e qeverisë.

" Dënoj me forcë dhunën e Policisë së Shtetit ndaj qytetarëve që protestuan paqësisht para Parlamentit. Kur një qeveri nuk u përgjigjet qytetarëve me argumente, por me forcë, ajo tregon frikë, jo autoritet.

Marrja zvarrë me forcë e protestuesve është e njëjta skenë e shëmtuar, që nxiti zemërimin masiv të shqiptarëve një muaj më parë.

Shoqërimet në komisariat dhe dhuna ndaj protestuesve nuk do ta shuajnë revoltën e shqiptarëve ndaj korrupsionit dhe keqqeverisjes. E drejta për të protestuar është e drejtë kushtetuese dhe askush nuk duhet të ndalohet apo të trajtohet si kriminel sepse po e ushtron këtë të drejtë.

Kërkoj lirimin e menjëhershëm të të gjithë protestuesve të ndaluar dhe mbajtjen e përgjegjësisë për çdo akt dhune të ushtruar ndaj tyre. Shqipëria nuk mund të qeveriset me frikë dhe represion", shkruan Xhixho.

EMISIONET