Bekteshi: Veshja ndryshon me ne, ajo pasqyron etapat e jetës

Enertila Bekteshi, psikologe klinike ishte e ftuar në emisionin "Epiqendër", të moderuar nga gazetarja Sonila Musai, ku foli për tendencat e verës 2026 dhe ndikimin që ka veshja në etapa të ndryshme të jetës së njeriut.

Gjatë bisedës, Bekteshi theksoi se marrëdhënia me veshjen evoluon me kalimin e viteve dhe lidhet ngushtë me ndryshimet personale, emocionale dhe mënyrën se si individi e percepton veten.

Sipas saj, shumë njerëz arrijnë në pika të ndryshme të jetës ku ndjejnë nevojën për të ndryshuar stilin e tyre, si një mënyrë për të shprehur rritjen personale apo një fazë të re të identitetit.

Psikologia nënvizoi se zgjedhjet në garderobë nuk janë vetëm çështje mode, por shpesh pasqyrojnë proçeset e brendshme të një personi dhe mënyrën se si ai përshtatet me ndryshimet gjatë jetës.

 

EMISIONET