Alarm në Hollywood, të dhënat personale të Angelina Jolie, De Niro dhe yjeve të tjerë dyshohet se u ekspozuan online

Eksperti i sigurisë kibernetike Jeremiah Fowler pretendon se informacionet personale të disa prej emrave më të njohur të industrisë së filmit kanë qenë të aksesueshme publikisht në internet.
Mes tyre numra telefoni, adresa private, informacione të personazheve të famshëm duke i ekspozuar ata ndaj sulmeve kibernetike.
Eksperti ka përfshirë Angelina Jolie, aktorin Robert De Niro ,George Lucas, Sharon Stone e të tjerë.
“Është, pa diskutim, koleksioni më i madh i të dhënave të personazheve të famshëm që kam parë ndonjëherë”, deklaroi ai.
Ndërkohë ai tregoi edhe për identifikimin e regjistrimeve të Festivalit Tribeca ku materiali përfshinte komunikime me partnerë biznesi ,biseda e fotografi private që nuk ishin menduar kurrë të bëheshin publike.

