27 Qershori, Dita e Gjenocidit ndaj shqiptarëve të Çamërisë nga shovinistët grekë

27 Qershori, Dita e Gjenocidit ndaj shqiptarëve të

Më 27 qershor 1944 nisi masakra më e egër ndaj popullsisë çame, nën udhëheqjen e gjeneralit famëkeq grek Napoleon Zerva.

Gjatë sulmit mbi popullsinë civile, u dëbuan mbi 30 mijë shqiptarë myslimanë dhe u vranë mbi 3 mijë të tjerë. Ndërkaq, popullsia shqiptare ortodokse e Çamërisë u vendos nën terror për të mohuar identitetin duke vrarë parinë e saj e duke i lënë të varur në mes të qytetit për më shumë se tre ditë.

Forcat greke garantuan se në rast të dorëzimit të armëve asgjë e keqe nuk do t’u ndodhte shqiptarëve të Çamërisë, gjatë takimit që patën me myftiun, kryetarin e këshillit të bashkisë dhe drejtorin e arsimit të Paramithisë. Me arritjen e këtij pakti verbal, premtimi jo vetëm që nuk u mbajt nga forcat zerviste, por menjëherë pas mbërritjes në qytet, ata masakruan mbi 200 shqiptarë të Çamërisë. Kështu masakra mbi popullsinë e pambrojtur vazhdoi për ditë me radhë.

Si pasojë e këtij gjenocidi, rreth 25.000 qytetarë të pjesës së popullsisë myslimane të Çamërisë, u shpërngulën dhe u vendosën në qytetet shqiptare, ndërsa prej vitit 1994, shteti shqiptar e njeh këtë datë si “dita e gjenocidit ndaj shqiptarëve të Çamërisë nga forcat shoviniste greke”.

27 Qershori, Dita e Gjenocidit ndaj shqiptarëve të

Në këtë kuadër, Shqipëria po përkujton përmes disa aktiviteteve të ndryshme 82-vjetorin e gjenocidit ndaj shqiptarëve të Çamërisë si dhe kujtesës historike, drejtësisë dhe trashëgimisë kulturore çame.

Java Çame ka nisur në kryeqytet në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, me vendosjen e instalacionit “I Love Çamëria”, një simbol kujtese dhe reflektimi për të gjithë, që përcjell mesazhin se kjo pjesë e historisë nuk duhet të harrohet.

27 Qershori, Dita e Gjenocidit ndaj shqiptarëve të

Java Çame përfshin një sërë aktivitetesh përkujtimore dhe kulturore, të cilat synojnë të mbajnë gjallë kujtesën historike, të promovojnë identitetin dhe kulturën çame, si dhe të kërkojnë drejtësi për ngjarjet e së kaluarës. Këto aktivitete nuk kanë vetëm karakter përkujtimor, por shërbejnë edhe si një thirrje për reflektim shoqëror dhe institucional mbi një nga çështjet më të ndjeshme të historisë shqiptare.

Java Çame do të vijojë me aktivitete të ndryshme gjatë ditëve në vijim, duke u përmbyllur me homazhet në varrezat monumentale “Trëndafilat e Çamërisë” në Kllogjer të Sarandës, ku prehen eshtrat e 2900 shqiptarëve të Çamërisë.

Kuvendi në bashkëpunim me Shoqatën Patriotike “Çamëria”, organizoi ditën e premte veprimtarinë përkujtimore me temë: “82-vjetori i gjenocidit mbi shqiptarët e Çamërisë”, ku morën pjesë deputetë, studiues, përfaqësues të komunitetit çam, si dhe personalitete të jetës publike e akademike.

27 Qershori, Dita e Gjenocidit ndaj shqiptarëve të

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar në vitin 1994 ligjin për shpalljen e 27 qershorit si “Dita e Gjenocidit ndaj shqiptarëve të Çamërisë nga shovinistët grekë dhe ngritjen e një memoriali”.

EMISIONET