E la të vd*ste nga alkooli, nëna përballet me akuzën e vr*sjes së vajzës së saj! Në dhomën e viktimës u gjetën...

Një ngjarje tronditëse ka dalë në dritë në shtetin e Colorados, ku një grua është akuzuar për vrasje të shkallës së dytë pas vdekjes së vajzës së saj 16-vjeçare, e cila sipas autoriteteve humbi jetën si pasojë e komplikacioneve të shkaktuara nga abuzimi kronik me alkoolin. Sipas prokurorisë, Gretchen Leanne Ryan do të dalë në gjyq pasi vajza e saj, Grace Elizabeth Ryan, u gjet pa shenja jete në banesën e tyre në Arvada.
Autopsia përcaktoi se adoleshentja vdiq nga pneumonia e shkaktuar nga konsumimi i zgjatur dhe i tepruar i alkoolit. Gjatë kontrollit të dhomës së saj, hetuesit zbuluan 173 shishe bosh pijesh alkoolike të fshehura nën krevat dhe në dollap. Sipas dokumenteve hetimore, mesazhet e shkëmbyera mes nënës dhe vajzës tregojnë se Ryan i siguronte rregullisht alkool dhe organizonte dërgimin e tij në banesë, ndërsa përpiqej ta mbante të fshehtë situatën nga babai i vajzës, i cili jetonte në katin përdhes të shtëpisë.
Autoritetet thanë se nëna ishte në dijeni të gjendjes së rënduar shëndetësore të vajzës. Ajo kishte vjellë gjak, kishte vështirësi në ecje dhe ushqyerje, ndërsa gjendja e saj kishte arritur deri në atë pikë sa përdorte edhe pelena për të rritur. Pak ditë para vdekjes, 16-vjeçarja i kishte shkruar nënës se kishte dhimbje të forta dhe kishte frikë se do të vdiste. Sipas hetuesve, ajo kishte kërkuar të dërgohej në spital, por nuk mori ndihmë mjekësore.
Mëngjesin pasues, Grace u gjet pa jetë në banjë. Shërbimet e emergjencës mbërritën në vendngjarje, por vetëm konstatuan vdekjen e saj. Sipas aktakuzës, kur policia hyri në banesë, Ryan u tha hetuesve: “Unë e vrava”. Gjithashtu, autopsia zbuloi se adoleshentja kishte zhvilluar dhjamosje të rëndë të mëlçisë, e lidhur me konsumimin afatgjatë të alkoolit. Pas përfundimit të hetimeve, Ryan u arrestua më 3 qershor dhe mbahet në paraburgim me një garanci prej 500 mijë dollarësh vetëm në para në dorë.


