VIDEO/ Rama merret me protestuesin në bulevard: Ky patrioti i Çamërisë, i dënuar tre herë në Belgjikë si trafikant

Kryeministri Rama ka publikuar një video të një protestuesi që mbante fjalën para Kryeministrisë gjatë tubimit të sotëm.

Gjatë fjalës së tij protestuesi fliste për çështjen çame, ndërsa në postim kryeministri Rama ka shkruar se ky qytetar është i dënuar tre herë në Belgjikë si trafikant droge.

“Ky patriot i shtirur me emrin e Çamërisë dhe me atë zemër groteske në bluzën e porositur për këtë ditë të paharrueshme shërbimi ndaj atyre që e kanë urdhëruar të kapi mikrofonin, kërkon të përmbysë qeverinë e Shqipërisë dhe të shpëtojë atdheun e nxjerrë në shitje nga unë, pasi e ka nderuar emrin shqiptar dhe e ka lartësuar flamurin kombëtar me tre vepra madhore, të cilat protestuesit e sinqertë nuk do të guxonin kurrë t’i imagjinonin.

Është dënuar në Belgjikë tre herë si trafikant droge.

Dhe thonë pastaj mos u merr me protestuesit! Këta që dalin e do dalin në këtë faqe, nuk kanë asnjë lidhje me protestuesit e sinqertë që nuk kapin mikrofonin po thjesht kërkojnë të shihen e të respektohen në shqetësimet e tyre. Këta janë fytyra e errësirës, prej ku ushqehet kjo shfaqje e Shqipërisë më të vjetër, që kujton se gjeti ilaçin magjik për t’u bërë Shqipëri e re”, shkruan Rama.

EMISIONET