Shuhet David Clayton-Thomas, zëri legjendar i “Blood, Sweat & Tears” u nda nga jeta në moshën 84-vjeçare

Shuhet David Clayton-Thomas, zëri legjendar i “Blood, Sweat &

David Clayton-Thomas, këngëtari dhe kompozitori kanadez, i njohur si vokalisti kryesor i grupit legjendar “Blood, Sweat & Tears”, ka ndërruar jetë në moshën 84-vjeçare, raportoi BBC.

Fituesi i çmimit “Grammy” vdiq dje në një spital në Toronto, njoftoi publicisti i tij, Eric Alper. Shkaku i vdekjes nuk është bërë publik.

Clayton-Thomas është anëtar i “Canadian Music Hall of Fame” dhe zëri i disa prej hiteve më të njohura të grupit, si “You’ve Made Me So Very Happy” dhe “Spinning Wheel”.

Gjatë karrierës së tij, ai shiti mbi 40 milionë disqe dhe konsiderohet një nga artistët që pati ndikim në formësimin e zhanrit jazz-rock.

Shuhet David Clayton-Thomas, zëri legjendar i “Blood, Sweat &

Në adoleshencë, mësoi të luante kitarë dhe zbuloi pasionin për muzikën duke performuar për të burgosurit.

Ai iu bashkua “Blood, Sweat & Tears” në vitin 1968, duke u bërë pjesë kyçe e grupit në kulmin e suksesit të tij.

Po atë vit, albumi me të njëjtin emër shiti rreth 10 milionë kopje në mbarë botën, qëndroi shtatë javë në krye të klasifikimit “Billboard” dhe fitoi pesë çmime “Grammy”, përfshirë “Albumin e Vitit”, duke lënë pas edhe albumin “Abbey Road” të “The Beatles”.

Shuhet David Clayton-Thomas, zëri legjendar i “Blood, Sweat &

Grupi pati edhe tre hite që arritën vendin e dytë në “Billboard Hot 100”: “You’ve Made Me So Very Happy”, “And When I Die” dhe “Spinning Wheel”, kënga e kompozuar nga vetë Clayton-Thomas.

Në vitin 1970, “Blood, Sweat & Tears” u bë grupi i parë “rock” që zhvilloi një turne në Evropën Lindore, përtej “Perdes së Hekurt”, me kërkesë të Departamentit Amerikan të Shtetit.

Shuhet David Clayton-Thomas, zëri legjendar i “Blood, Sweat &

Një dokumentar i publikuar në vitin 2023, zbuloi se administrata e presidentit Richard Nixon i kishte vendosur Clayton-Thomas një ultimatum: të merrte pjesë në turne në këmbim të lejes së qëndrimit të përhershëm në SHBA, ose të largohej nga vendi.

Vendimi solli kritika ndaj grupit, veçanërisht nga aktivistët kundër luftës.

Clayton-Thomas u largua nga grupi në vitin 1972, duke thënë se ishte i rraskapitur nga vitet e gjata të turneve.

Më pas publikoi më shumë se 12 albume solo dhe riktheu bashkëpunimin me “Blood, Sweat & Tears”, në fillim të viteve 1980.

Sipas publicistit të tij, në një datë të mëvonshme do të organizohet një koncert përkujtimor, në nder të jetës dhe muzikës së tij, ndërsa të ardhurat do t’i dhurohen organizatës kanadeze “Ndërtuesit e Paqes”, një kauzë që artisti e mbështeste.

EMISIONET