Rishikohet buxheti i shtetit/ Bonus vere 5 mijë lekë për pensionitët, dyfishohet pagesa për fëmijët me aftësi të kufizuar!

Rishikohet buxheti i shtetit/ Bonus vere 5 mijë lekë për

Qeveria ka miratuar aktin normativ për rishikimin e buxhetit të shtetit për vitin 2026, duke parashikuar fonde shtesë për pensionet, shëndetësinë, mbrojtjen, si dhe mbështetjen e bujqësisë dhe biznesit.

Ministri i Financave, Petrit Malaj, bëri të ditur se për indeksimin e pensioneve që do të nisë më 1 korrik, për të cilin është vënë në dispozicion një fond prej 872 milionë lekësh. Ndërkohë, duke filluar nga viti i ardhshëm, indeksimi i pensioneve pritet të kryhet në muajin prill.

Sipas Malajt, me rishikimin e buxhetit parashikohet edhe dyfishimi i pagesës për fëmijët me aftësi të kufizuara,  që do të ketë 10 mijë përfitues.

Në sektorin e shëndetësisë janë akorduar fonde shtesë për barnat onkologjike, si dhe për rritjen e pagave të personelit të urgjencës mjekësore.

Po ashtu, për sektorin e mbrojtjes janë planifikuar 10.3 miliardë lekë shtesë, ndërsa është rritur edhe fondi i garancisë sovrane.

Sipas ministrit, garancia sovrane nuk do të jetë më 3 miliardë lekë, por do të rritet në 5 miliardë lekë, fond që do të përdoret për të mbështetur bujqësinë, si edhe ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.

Pensionistët do të përfitojnë një bonus vere me vlerë 5000 lekë. Janë mbi 777 mijë pensionistë që do të përfitojnë nga ky bonus, bëri me dije ministrja Delina Ibrahimaj. 

EMISIONET