Tragjedi në Gjermani/ Të paktën 5 të v*arë nga të shtënat në Stade, një person në pranga!

Të paktën pesë persona kanë humbur jetën nga një sulm me armë zjarri në qytetin verior gjerman të Stade, njoftoi policia të hënën.
Një person është arrestuar në lidhje me ngjarjen, ndërsa autoritetet nuk kanë dhënë ende një bilanc zyrtar të plotë të viktimave apo detaje të tjera mbi rrethanat e sulmit.
Sipas disa raportimeve, të shtënat kanë ndodhur në një qendër rinore.
Policia bëri të ditur se një operacion i madh është duke u zhvilluar në qendër të Stade, një qytet me rreth 50 mijë banorë pranë lumit Elba, rreth 50 kilometra në perëndim të Hamburgut.
Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve të shmangin zonën për arsye sigurie.

