Përshkallëzim i luftës Rusi-Ukrainë/ 500 dronë ukrainas brenda 24 orëve të fundit

Ministria ruse e Mbrojtjes ka bërë të ditur se sistemet e saj të mbrojtjes ajrore kanë rrëzuar 500 dronë ukrainas gjatë 24 orëve të fundit.
Lajmi është raportuar nga agjencia ruse e lajmeve Interfax, në një kohë kur luftimet mes Rusisë dhe Ukrainës janë intensifikuar në disa zona të frontit.
Sipas njoftimit, dronët janë neutralizuar në hapësirën ajrore ruse dhe në zonat pranë vijës së konfliktit, pa dhënë detaje të tjera mbi dëmet apo vendndodhjet specifike.
Ngjarja vjen në një periudhë të përshkallëzimit të sulmeve reciproke me dronë mes dy vendeve, që kanë shtuar presionin në terren dhe në infrastrukturën ushtarake.

