ULTIMATUM NGA SHBA/ Trump: Uraniumi iranian do të shkatërrohet me ose pa marrëveshje

ULTIMATUM NGA SHBA/ Trump: Uraniumi iranian do të shkatërrohet me ose

Presidenti amerikan Donald Trump ka folur për një marrëveshje të mundshme me Iranin, e cila sipas tij mund t’i japë fund konfliktit që ka vijuar prej muajsh mes dy vendeve.

Në një intervistë për NBC News, Trump tha se SHBA-ja është shumë pranë një dakordësimi me Teheranin, që do të përfshinte bashkëpunim për largimin dhe shkatërrimin e rezervave të uraniumit të pasuruar iranian.

Ai shtoi se në rast se marrëveshja nuk arrihet, Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë presionin ndaj Iranit dhe nuk përjashtohet mundësia e goditjeve të reja ushtarake.

Sipas tij, uraniumi i pasuruar do të shkatërrohet “me ose pa bashkëpunimin e Iranit”.

Trump theksoi se një marrëveshje e re do të ndalojë çdo mundësi që Irani të zhvillojë, blejë apo sigurojë armë bërthamore.

Ai shtoi gjithashtu se asetet e ngrira iraniane nuk do të lirohen dhe sanksionet nuk do të hiqen pa një marrëveshje përfundimtare.

Presidenti amerikan u ndal edhe te lideri suprem iranian, Mojtaba Khamenei, të cilin e përshkroi si më racional se paraardhësi i tij. Ai nuk dha detaje për vendndodhjen e tij, por la të kuptohet se SHBA disponon informacione të sakta.

Trump bëri të ditur gjithashtu se rreth 50 mijë trupa amerikane do të mbeten të dislokuara në Lindjen e Mesme deri në përfundimin e negociatave me Iranin.

EMISIONET