Izraeli urdhëron evakuim në disa zona të Libanit, rritet tensioni në kufi

Izraeli urdhëron evakuim në disa zona të Libanit, rritet tensioni

Ushtria izraelite ka lëshuar urdhër evakuimi për banorët e qytetit Tiro në Liban dhe zonat përreth, pas zhvillimeve të fundit në kufirin verior.

Sipas njoftimeve ushtarake, paralajmërimi lidhet me operacione të mundshme ajrore të drejtuara ndaj pozicioneve të grupit Hezbollah në territorin libanez.

Më herët, ushtria izraelite raportoi se kishte kapur dy raketa të lëshuara nga territori i Libanit drejt zonave veriore të Izraelit, duke aktivizuar sirenat në vendbanimet rurale të Gifta dhe Ramot Naftali.

Nga ana tjetër, grupi i armatosur libanez Hezbollah nuk ka marrë përgjegjësinë për lëshimin e raketave, ndërsa situata në kufi mbetet e tensionuar.

EMISIONET