Irani kërc*non Bullgarinë pas vendosjes së avionëve amerikanë: Përgjegjësit do të përballen me pasojat

Irani kërc*non Bullgarinë pas vendosjes së avionëve

Irani ka lëshuar një tjetër paralajmërim ndaj Bullgarisë pas vendimit të Sofjes për të lejuar përdorimin e bazave të saj ushtarake nga Shtetet e Bashkuara për vendosjen e avionëve amerikanë.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmaeil Baghaei, deklaroi se personat që morën vendimin duhet të mbajnë përgjegjësi për atë që e cilësoi si një veprim “të rrezikshëm”.

“Personat përgjegjës për vendimet në Bullgari duhet të përballen me pasojat e vendimit për të pritur një avion amerikan furnizimi me karburant në bazat e tyre ushtarake”, u shpreh Baghaei.

Teherani pretendon se kjo nuk është një ngjarje e izoluar dhe se vendime të ngjashme në të kaluarën kanë shërbyer për të mbështetur operacionet ushtarake amerikane kundër Iranit.

Nga ana tjetër, Ministria e Jashtme iraniane theksoi se marrëdhëniet mes popullit iranian dhe atij bullgar kanë qenë tradicionalisht të bazuara në respekt të ndërsjellë.

Tensionet u rritën pasi presidenti amerikan Donald Trump falënderoi publikisht kryeministrin bullgar Rumen Radev për mbështetjen ndaj vendosjes së avionëve amerikanë, pavarësisht paralajmërimeve nga Teherani.

Parlamenti bullgar ka miratuar zhvendosjen e avionëve amerikanë në bazën ajrore ushtarake Bezmer, një vendim që ka shkaktuar shqetësime te disa banorë lokalë, të cilët druajnë se zona mund të kthehet në objektiv në rast përshkallëzimi të konfliktit.

EMISIONET