Partizani 'godet' në merkato/ Zyrtarizohet qendërmbrojtësi nga Bosnja me eksperiencë në Rumani

Partizani 'godet' në merkato/ Zyrtarizohet

Partizani ka bërë lëvizjen e radhës në merkato, duke siguruar shërbimet e qendërmbrojtësit Omar Pasagiç. Klubi kryeqytetas ka njoftuar zyrtarisht marrëveshjen me mbrojtësin 28-vjeçar, i cili do të jetë pjesë e skuadrës së kuqe për sezonin e ri.

Pasagiç vjen te Partizani me eksperiencë ndërkombëtare, pasi së fundmi ka qenë pjesë e FC Metaloglobus Bukuresht në kampionatin rumun.

Mbrojtësi me origjinë nga Bosnja dhe Hercegovina, por i lindur në Gjermani, pritet të sjellë siguri dhe alternativa të reja në repartin defensiv të skuadrës.

Qendërmbrojtësi aktivizohet kryesisht në qendër të prapavijës dhe ka si këmbë të preferuar të majtën, një profil që i shton Partizanit një opsion të rëndësishëm në ndërtimin e lojës nga prapa.

Omar Pasagiç ka firmosur një kontratë 1+1 me klubin e kuq dhe do t’i bashkohet menjëherë ekipit në Pogradec, aty ku Partizani po zhvillon fazën përgatitore për sezonin e ri.

Afrimi i mbrojtësit boshnjak vjen si pjesë e përforcimeve të Partizanit, që po punon për të ndërtuar një skuadër konkurruese dhe për të qenë në garë për objektivat e sezonit.

EMISIONET