"Municionet" e protestës/ Qytetarët vijnë të përgatitur për "luftë", sjellin kuti me vezë

Teksa vijojnë përplasjet mes efektivëve të policisë dhe protestuesve, pamjet nga terreni kanë evidentuar edhe “municionet” simbolike të qytetarëve gjatë tubimit.

Kuti të tëra me vezë janë mbledhur përpara Kuvendit, ndërsa protestuesit vijojnë t’i grumbullojnë dhe t’i shtojnë ato gradualisht gjatë protestës.

Ka mbetur ende rreth gjysmë ore nga nisja zyrtare e seancës plenare dhe pritet të shihet nëse deputetët dhe ministrat do të përballen me hedhjen e vezëve nga protestuesit gjatë mbërritjes në Kuvend.

 

EMISIONET