Jetim që 4 vjeç, u rrit me hakmarrjen në mendje dhe vr*u për të marrë gjakun e babait/ Sot përfiton nga amnistia (EMRI)

Përfiton nga amnistia Florian Pervathi, autori i vrasjes së Lek Lekgjonaj për gjakmarrje, i cili u dënua me 8 vite burg në 2022.
Ai vrau Lek Lekgjonajn më 24 janar 2022. I riu nga Lezha “mori gjakun” e babit të tij, Gjonit.
Ndue Lekgjonaj, vëllai i Lekës, i mori jetën në vitin 2009. Atë ditë nëna e Florit piu fotoksinë duke i dhënë fund jetës. Djaloshi mbeti jetim që në moshën 4-vjeçare.
Floriani u rrit me idenë për të çuar nderin në vend dhe për t’i marrë gjakun babait.
Ai gjeti momentin në janarin e këtij vitit duke ekzekutuar Lek Lekgjonajn.

