Këshilli Kombëtar i PD/ Berisha: Verë e nxehtë politike...beteja me narko-diktaturën vijon

 

“Kryesia e PD miratoi propozimet që vijojnë për Këshillin e Diasporës, anëtarët e Diasporës që do jenë në Këshillin Kombëtar. Këto propozime kanë ardhur nga degët dhe janë plotësuar këtu.

PD vazhdon me të gjithë potencialin e saj misionin e rikthimit të votës së lirë të shqiptarëve dhe natyrisht rikthimin në pushtet, rotacionin e pushtetit.

Kjo verë e nxehtë në temperatura, është edhe më e nxehtë në rrafshin politik. Ndaj le tu shprehim nderimin më të madh atyre dhjetëra mijëra qytetarëve që çdo natë luftojnë me diktaturën, me narko-diktaturën,ndër më të egrat dhe të shëmtuarat në Europë dhe në botë.

Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës, është një betejë e kauzës më të drejtë që mund të ketë njërit. Një betejë me njërin nga tre armiqtë më kryesor të tij, me tiraninë.

PD vjen në këto momente si një parti e pamposhtur, si një parti që kundër kësaj diktature autoritare zhvilloi në tre vite mbi 400 protesta, zhvilloi me qindra akte-veprime kundër saj. Vjen në këtë moment pasi ajo ia doli të denoncojë me sukses në mbarë botën farsën elektorale”, tha Berisha.

 

EMISIONET