PAMJE/ Flakë në Zvërnec, re të mëdha tymi mbulojnë Vlorën! Nis ndërhyrja e forcave zjarrfikëse
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Korrik 2026, 16:17
Një vatër zjarri është shfaqur në zonën e Zvërnecit, ndërsa reja e madhe e tymit është përhapur dhe është e dukshme edhe mbi qytetin e Vlorës.
Drejt zonës po shkojnë forcat e policisë dhe shërbimet zjarrfikëse, të cilat pritet të ndërhyjnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve.
Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit apo sipërfaqja e përfshirë.

