VIDEO/ Një shishe uji zbulon strategjinë e Anglisë, Pickford harron në fushë analizën ndaj Argjentinës

Një episod i pazakontë pas përfundimit të gjysmëfinales së Kupës së Botës 2026 mes Argjentinës dhe Anglisë ka tërhequr vëmendjen e tifozëve në mbarë botën.
Portieri i Anglisë, Jordan Pickford, la në fushë shishen e tij të ujit, brenda së cilës kishte shënime me analiza dhe udhëzime për gjuajtjet e penalltive të lojtarëve argjentinas.
Pamjet e publikuara tregojnë se pas përfundimit të takimit, disa futbollistë të Argjentinës, mes tyre edhe Lionel Messi, gjetën shishen dhe e morën me vete, duke parë informacionet që portieri anglez kishte përgatitur në rast se ndeshja do të vendosej nga pika e bardhë.
Në shënimet e përgatitura nga Pickford ishin të dhëna për drejtimet e preferuara të goditjeve të lojtarëve kundërshtarë, si pjesë e përgatitjeve për një skenar me penallti.
Megjithatë, Anglia nuk pati mundësi ta përdorte këtë përgatitje, pasi Argjentina siguroi fitoren 2-1 pas 120 minutash lojë dhe kaloi në finalen e Botërorit pa pasur nevojë për goditjet nga pika e bardhë.
Shishja e Pickfordit u kthye në një nga momentet më të diskutuara pas ndeshjes, duke u shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale. Tifozët e kanë cilësuar si një detaj interesant që tregoi përgatitjen taktike të portierit anglez dhe rëndësinë e analizës para një sfide të madhe.
????TRENDING: Lionel Messi & Argentina found Jordan Pickford’s water bottle with penalty notes of all the players…
— Polymarket Sports (@PolymarketSport) July 16, 2026
England’s keeper left the bottle on the field after losing before the match got to penalties pic.twitter.com/klXTBTo0lK


