Kontrolli në Tunelin e Skërficës zbulon 4 p*stoleta brenda automjetit, policia sekuestron a*mët

Një operacion policor i zhvilluar në tunelin e Skërficës, në aksin rrugor Kardhiq-Delvinë, ka çuar në sekuestrimin e katër armëve të zjarrit.

Kontrolli është kryer pasditen e djeshme, ku gjatë verifikimit të një automjeti janë gjetur katër pistoleta të tipit “Glock”.

Armët janë sekuestruar nga policia dhe po vijojnë hetimet për të zbardhur origjinën dhe personat e përfshirë.

Sipas burimeve paraprake, dyshohet se pistoletat kishin si destinacion qytetin e Sarandës.

Deri më tani nuk janë bërë publike të dhëna zyrtare për numrin e personave të ndaluar, ndërsa burime nga hetimi bëjnë me dije se një prej personave të përfshirë dyshohet se është nga zona e Mallakastrës.

Autoritetet po vijojnë verifikimet për të përcaktuar përgjegjësitë dhe rrethanat e transportimit të armëve.

EMISIONET