REFORMA ZGJEDHORE/ Bojkoti i opozitës lë PS vetëm në votim, Konferenca e Kryetarëve miraton shtyrjen e punimeve. Ja afati i ri

REFORMA ZGJEDHORE/ Bojkoti i opozitës lë PS vetëm në votim,

Konferenca e Kryetarëve ka miratuar shtyrjen e afatit të punës për reformën zgjedhore deri në muajin nëntor, me votat e Partisë Socialiste, ndërsa Partia Demokratike dhe Partia e Lirisë vijojnë bojkotin e punimeve.

Kërkesa për zgjatjen e afatit është firmosur nga bashkëkryetarët e Komisionit për Reformën Zgjedhore, socialisti Damian Gjiknuri dhe demokrati Oerd Bylykbashi.

Në dokument argumentohet se shtyrja synon t’u japë palëve politike më shumë kohë për të arritur dakordësi mbi çështjet e mbetura pezull, përpara se të nisë hartimi teknik i ndryshimeve në Kodin Zgjedhor.

Komisioni i Reformës Zgjedhore ka për detyrë të përgatisë propozimet për ndryshimet ligjore, por mungesa e një konsensusi mes forcave politike ka zgjatur procesin.

Ndërkohë, opozita vijon të mos marrë pjesë në mbledhjet e komisioneve dhe në procesin parlamentar, duke bërë që vendimmarrja për shtyrjen e afatit të kalojë pa praninë e saj.

EMISIONET