"Surpriza të këndshme në Botëror"/ Çobani: Asnjë nga skuadrat e mëdha nuk rrezikon të mbetet jashtë

Kampionati Botëror i këtij viti po dhuron një spektakël të vërtetë futbollistik, duke sfiduar çdo parashikim dhe duke sjellë në vëmendje ekipe modeste që askush nuk i priste. Përtej emrave të mëdhenj dhe pretendentëve të përhershëm si Argjentina, Spanja, Anglia, Franca apo Brazili, emocionet e këtij edicioni po burojnë nga kombëtaret aziatike, afrikane dhe ato të vendeve organizatore.
Një vëmendje të veçantë ka marrë Japonia, e cila po shkëlqen me një kampionat brilant, por surprizat më të mëdha vijnë nga kontinenti afrikan.
I ftuar në emisionin “Sport Focus”, në "ORA NEWS", specialisti i futbollit, Artur Çobani theksoi se krahas emrave të përhershëm dhe pretendentëve kryesorë si Argjentina, Spanja, Anglia, Franca dhe Brazili, po shohim paraqitje fantastike nga shtete si Japonia dhe Kepi i Gjelbër.
Japonia ka shkëlqyer me rezultate mahnitëse përballë skuadrave si Holanda dhe Tunizia, ndërsa Kepi i Gjelbër është kthyer në një nga surprizat më të këndshme, duke sfiduar hapur pretendimet e ekipeve historike si Uruguai. Përtej magjisë së fazës së grupeve dhe entuziazmit që sjellin skuadrat afrikane apo aziatike.
Çobani thekson se kalimi i grupeve rrit ndjeshëm koeficientin dhe vlerën monetare të këtyre federatave, duke hapur rrugën për investime thelbësore në të ardhmen. Megjithatë, kur vjen puna te faza me eliminim direkt dhe rruga drejt finales, logjika sportive kthehet tek 'gjigantët' e fushës së blertë. Skuadra me individë gjenialë, si Argjentina me Messin apo Spanja me talentet e reja si Lamine Yamal, mbeten forca të pandalshme.
Ai veçanërisht paralajmëron për një rikthim të fuqishëm të Brazilit, i cili tregoi dhëmbët në ndeshjet e fundit, duke i rikonfirmuar vetes statusin e një favoriti absolut për të ngritur trofeun e madh.
"Kemi Japoninë e cila po zhvillon një kampionat brilant. Mbas një barazimi me Holandën dhe një fitore tjetër të thellë përballë Tunizisë... apo dhe Koreja.
Skuadrat afrikane kanë qenë gjithmonë domethënë rivale të denja të pretendentëve, por sivjet nuk është vetëm Maroku apo Egjipti, siç kanë qenë gjithmonë domethënë me prezencën e tyre duke u prishur punë skuadrave të mëdha, por janë dhe disa skuadra të vogla të cilat domethënë dikur nuk mendoheshe kurrë se mund të kishin ekipe futbolli. Sot, ato me paraqitjen e tyre kanë bërë që sidomos Kepi i Gjelbër...
Kepi i Gjelbër është pretendenti numër një për të kaluar domethënë në fazën tjetër sepse në ndeshjen e ardhshme që ka me Arabinë Saudite, ndoshta dhe një barazim do ta nxjerrë atë në finale. Duke pasur parasysh që Uruguaj që e kishin pretendent në këtë grup ka një ndeshje shumë të vështirë me Spanjën, dhe duke menduar që Spanja që ka filluar mbas asaj ndeshje të parë që kishte barazim, do të besoj se do të e ka rimarrë veten dhe do vazhdojë ta tregojë përsëri veten e saj si një pretendente, do të mundet Uruguaji nga Spanja dhe Kepi i Gjelbër del dhe me një barazim.
Domethënë, kemi surpriza të tilla që janë surpriza të këndshme që më përpara domethënë as i kishim menduar ndonjëherë që të kalonin grupet.
Dhe mos harrojmë një gjë, kalimi i grupeve nuk do të thotë domethënë se këto do të jenë pretendente për të fituar titullin, por për veten e tyre, këtyre përfaqësueseve u bën aq shumë punë sa rrit domethënë koeficientin, vlerën monetare dhe një vlerë monetare shumë e mirë sigurisht forcon skuadrën edhe për të ardhmen"- u shpreh ai.
NDIQNI INTERVISTEN E PLOTE




