Goci: Nuk është më thjesht protestë, por një kryengritje kombëtare ekzistenciale

I ftuar në emisionin "Drejt", në "Ora News", Ervin Goci ka deklaruar se reagimet e fundit dhe shtrirja e protestave edhe në diasporë tregojnë se vendi nuk po përballet më me një tubim të thjeshtë, por me një kryengritje kombëtare kundër kapjes së shtetit dhe pasurive të vendit nga oligarkia.

" E marrim protestën kështu si, si një event pak ekzibicioni si ku ta di unë, por ndërkohë sigurisht protestat kanë pasur qëllime të kufizuara. Kjo është për mua, është një kryengritje kombëtare, nuk është më thjesht një protestë. Në momentin që bëhet reagime në tërë globin, mund të ketë pasur protesta në diasporë, mund të jenë me qindra nuk e di sa janë.

Dhe këtu pse ka ndodhur kjo? Nuk ka ndodhur për solidaritet me Tiranën, s'ndodh kjo se ndodhi protestë në Tiranë do ngrihen në Toronto.

Këtu është që protesta këtu është ngritur sepse shteti, qeveria e ka kapur, domethënë ka kapur tërësisht interesin kombëtar, ka kapur kombin, ka kapur trojet, ka kapur pasuritë materiale, pasuritë shpirtërore, ka kapur gjithçka dhe këtu ne jemi në një situatë ekzistenciale pra, jemi ne apo është një oligarki apo një, ku ta di unë, para që qarkullon që u s'di nga vjen, por për mua është komplet para jo formale dhe nuk është para transparente.

Dhe tani kemi realisht një kryengritje kombëtare, se sigurisht flamingoja është, po flamingoja është simbolik, po tamam tamam është kombëtare në rradhë të parë, e cila, e cila realisht e shikon Shqipërinë që po shkon për në Europë, po po shkon pak me kavilje të thyera dhe po shkon pak duke u dridhur këmbët dhe nuk e di si do hyjë sepse kanë frikë se duke hyrë në Europë, me gjithë këto krime që po bëhen, do bëhet një, do bëhet një amnisti e madhe atje dhe do na fusin kështu me shkelma.

Po e zëmë, e marrim si të mirëqenë, për mua kjo është një propagandë e madhe, nuk është kaq e sigurtë që ne e kemi rrugën e hapur atje se në Europë shikojmë si ndryshojnë qeveritë nuk është si në Shqipëri, çdo gjashtë muaj çdo një vit.

Megjithatë e marrim sikur është, por populli nuk do që të shkojë në Europë me këmbë të thyera, me kavilje të thyera. Do të shkojë me dinjitet! Dhe pikërisht në momentin që, që është nisur për atje, do t'i tregojë Europës që ne do hyjmë atje si, si shtet me dinjitet, si qytetarë me të drejta dhe që duam të themi fjalën tonë", u shpreh Goci.

EMISIONET