Shtrepi: Mbappé do të jetë sonte në fushë dhe kërkon të thyejë rekorde

Në emisionin sportiv “Ora e Botërorit” në “Ora News” ishte i ftuar Josel Shtrepi, ku u diskutua për performancën e Kylian Mbappé dhe karrierën e Lionel Messit, me fokus të veçantë te Topi i Artë i vitit 2010.

Gjatë bisedës u trajtua edhe krahasimi mes brezave të futbollistëve, si dhe ndikimi i tyre në çmime individuale dhe rezultate ndërkombëtare.

“Mbappé do të jetë sonte në fushë dhe kërkon të thyejë rekorde.”-tha ai.

Në studio u ngrit edhe një debat mbi mënyrën se si janë shpërndarë çmimet individuale ndër vite, duke u ndalur te sezoni 2010 dhe lojtarët kryesorë të asaj kohe.

“Në 2010 Messi nuk shënoi në Botëror, ndërsa Sneijder fitoi Champions League dhe arriti në finale të Botërorit. Ka elementë që nuk duken të balancuar.”-shtoi Shtrepi

Diskutimi vijoi me krahasimin e performancave të asaj periudhe, ku u përmend edhe Arjen Robben dhe sezoni i tij me Bayern Munich, si një tjetër rast që ka ngjallur debat mes analistëve sportivë.

EMISIONET