"Neymar nuk është në 100%-shin e vet, por..."/ Mezini tregon pse ylli brazilian duhet të jetë në fushë

I ftuar në emisionin "Ora e Botërorit" në Ora News, Mateo Mezini ka analizuar lojën e Brazilit, duke vënë theksin te gabimet në fazën defensive dhe duke sugjeruar se, pavarësisht dëmtimeve, Neymar mbetet zgjidhja e duhur për një skuadër që sipas tij ka lojtarë që e kanë mbyllur ciklin.

" Brazili po gabon shumë te pjesa e kthimit. Prapë dhe këtu e ke Brazilin. Kthimit mbrapa. Për mua Neymar është një lojtar me cilësi shumë të larta.

Por le të flasim realitetin që Neymar nuk është në 100%-shin e vet.

Për shkak të dëmtimeve e të gjitha. Por, por me çfarë po shoh, me çfarë po shoh që Brazili po luan me, me lojtarë që për mua e kanë mbyllur ciklin, për, për syrin tim skeptik e kritik e kanë mbyllur ciklin e tyre, për mua Neymar do ishte një zgjidhje", u shpreh Mezini.

EMISIONET