Protesta në shesh / Qiraxhiu: Qytetarët thyen frikën, ky është një organizim pa lider kundër sistemit

Shoqëria civile po zhvillon një mision të ri për të pajisur qytetarët me mjete të pavarura veprimi, duke dalë hapur kundër modelit tradicional politik ku liderët premtojnë shpëtimin e popullit. Ky ndryshim qasjeje ka sjellë një reagim të fortë qytetar, duke rrëzuar mitin e ngritur muajt e fundit se populli shqiptar ka frikë të reagojë.

Për të folur më tepër rreth kësaj teme, i ftuar në emisionin "Drejt", në "Ora News", ishte Migen Qiraxhi, i cili u shpreh se ndryshe nga politika që kërkon nënshtrim, shoqëria civile po pajis qytetarët me mjete për të vepruar në mënyrë të pavarur, përmes një modeli pa drejtues që ka bashkuar njerëzit kundër status-kuosë.

" Është një lloj misioni i të gjithë spektrit që mundohet të kontribuojë në shoqërinë civile, pra të pajisë qytetarët me disa mjete, me të cilat ata mund të operojnë dhe pa ndihmën e dikujt.

Domethënë është e kundërta e politikës, që përgjithësisht i thotë qytetarëve "me mua do shpëtoni".

Ndërkohë që ajo që bëjnë kolegët në shoqërinë civile është që të pajisë qytetarët me të gjitha këto mjetet që po s'duket e ndodhur sot le të themi. Edhe sigurisht që ne jemi krenarë për këtë në kuptimin që ka një reagim qytetar që, qytetarët shqiptarë ose kushdo, dy muaj përpara komentonin që "ka frikë, qytetari nuk reagon".

Për një organizim, për një organizim pa drejtues, ku secili e kuptonte që nuk po i shërbente dikujt tjetër. Sigurisht që kjo mund të jetë edhe bekimi i suksesit, por mund të jetë edhe mallkimi i fundit, në kuptimin që mundet të mos prodhojë një narrativë politike, përfaqësim, që mund të bëjë një rrugë të gjatë në proces, por mund të rezultojë dhe e qëndrueshme në demokratizimin e vendit", u shpreh Qiraxhiu.

EMISIONET