Shtrepi: Sulmuesi i Kanadasë shpërdoroi historinë e ndeshjes për egoizëm

Josel Shtrepi, i ftuar në emisionin "Ora e Botërorit" në Ora News, ka bërë një analizë të detajuar të përballjes mes Kanadasë dhe Marokut, duke vënë theksin te gabimet taktike të kanadezëve dhe vështirësitë psikologjike të kombëtares afrikane kur niset si favorite.

"Ndeshja midis Kanadasë dhe Marokut nisi me një ritëm shumë të shpejtë, Kanadaja ishte në presing ultraofensiv gjatë gjithë kohës, krijoi dy raste shumë të pastra.

Dhe për një, mendoj, për një mendësi të ulët nga sulmuesi i Kanadasë i cili kishte mundësinë të pasonte dhe të ndryshonte ritmin e ndeshjes, edhe rrjedhën, ose historinë e ndeshjes, zgjodhi t'i gjuante vetë.

Nuk e arriti dot, po portieri bëri detyrën se e kishte në krahun e vet. Edhe një rast tjetër i cili e vonoi në kohë, shkoi në këndin zero dhe nuk arriti të realizojë. Këto ishin dy rastet më të rrezikshme të Kanadasë. Maroku pastaj mori xhirot e veta, e ndryshoi ritmin e lojës.  mendoj se Maroku ka një problem mentaliteti, nëse domethënë në këndvështrimin tim. Ka një problem mentaliteti se që kur niset si favorite, nuk e ka stofën e të qenurit ekip favorit i një ndeshje. Pra e tregoi edhe këtu që u nis si favorit, pra patjetër që Maroku ishte po themi me pikë plus përballë Kanadasë, por nuk arrin dot që të dhurojë spektaklin e një kampioneje. E vrau ndeshjen në minutat e fundit, kaloi në 1-0, nuk është se tre golat u bënë në gjithë pjesën e dytë. Vazhdoi të ishte një lojë e luftuar, 6 kartona të verdhë, 7 kartona të verdhë.

Një nga ndeshjet me më shumë kartona të verdhë, ishte një ndeshje e luftuar. Pati një problem, që nuk e di nëse do të rekuperohet ai sulmuesi",u shpreh Shtrepi.

EMISIONET