Populli në rrugë, Avokati "i tij" nis pushimet? VIDEO në aeroport “tradhton” Endri Shabanin, filmohet në Palma de Mallorca

Populli në rrugë, Avokati "i tij" nis pushimet? VIDEO

Në një kohë kur vendi po përballet me protesta të përditshme dhe tensione të forta mes qytetarëve dhe Policisë së Shtetit, Avokati i Popullit Endri Shabani, mesa duket ka zgjedhur të largohet nga Shqipëria drejt Spanjës.

Ashtu siç ka raportuar edhe Syri TV, Shabani ndodhet në Palma de Mallorca. Ai është filmuar nga qytetarë në aeroport, teksa shihet me një çantë në shpinë dhe kufje në vesh duke dalë nga aeroporti i qytetit bregdetar.

Vlen të theksohet se deri në këto momente nuk është konfirmuar zyrtarisht nëse pamjet janë regjistruar ditën e sotme. Megjithatë, sipas raportimit të Syri TV pretendohet se ato i përkasin kësaj dite.

Udhëtimi i Avokatit të Popullit vjen në një moment tensionesh në vendin tonë, ndërsa 19 protestues vijojnë të mbahen në qeli, pasi u arrestuan paraditen e së enjtes pas përplasjeve dhe tensioneve me efektivët e policisë gjatë protestës.

Pak orë pas arrestimeve, Endri Shabani u paraqit në Komisariatin nr. 1 për t'u interesuar për situatën e të ndaluarve dhe për respektimin e të drejtave të tyre. Megjithatë, sipas informacioneve të bëra publike atë ditë asnjë prej protestuesve nuk pranoi ta takonte.

EMISIONET