Nga protesta në emisionin "Ora e Botërorit"/ Çelmeta: Nesër do vishem komplet Brazil
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Korrik 2026, 22:41
I ftuar në emisionin "Ora e Botërorit" në Ora News, menaxheri i futbollit Roland Çelmeta ka surprizuar me deklaratën dhe pamjen e tij në studio.
Çelmeta ka treguar se ka shkuar në emision direkt pas protestës, duke zgjedhur të vishet me uniformën e Brazilit.
Duke folur për ndeshjen e pritshme mes Brazilit dhe Norvegjisë, ai premtoi se të nesërmen do të shkojë edhe më tej me këtë përzgjedhje: "U ndërrova për të qenë disi më ndryshe për nesër, sepse nesër do vishem komplet Brazil," u shpreh ai, duke ndezur atmosferën e prag-ndeshjes.

