Mesfushorët anglezë mbi 100 milionë euro/ Ja pse klubet e Premier Ligës po paguajnë shifra rekord

Futbolli anglez ka thyer dy herë brenda një muaji rekordin e transferimit më të shtrenjtë për një lojtar britanik, me dy mesfushorë të rinj që kanë kaluar shifrën e 100 milionë eurove.
Fillimisht Manchester City siguroi shërbimet e Elliot Anderson nga Nottingham Forest për 116 milionë euro, ndërsa pak javë më vonë Chelsea pagoi 117 milionë euro për Morgan Rogers të Aston Villas.T
Të dy futbollistët janë 23-vjeçarë dhe konsiderohen si lojtarë me potencial të madh, por që kanë treguar njëkohësisht edhe ndikim të menjëhershëm në nivelin më të lartë.
Anderson u bë një nga figurat kryesore të Nottingham Forest sezonin e kaluar, pavarësisht vështirësive të skuadrës. Ai ishte gjithashtu pjesë e rëndësishme e Anglisë në Kupën e Botës 2026, ku luajti titullar në shtatë nga tetë ndeshjet e “Tre Luanëve”.
Statistikat e tij në Premier Ligë tregojnë një ndikim të madh: 3.300 prekje të topit, 297 duele të fituara, 306 rikuperime të posedimit dhe 2.038 pasime të kompletuara.
Përveç kontributit në mbrojtje, Anderson regjistroi katër gola dhe katër asistime, ndërsa krijoi 54 raste për gol gjatë sezonit.
Ndërkohë, Morgan Rogers u shndërrua në një nga mesfushorët më të kërkuar në Evropë falë paraqitjeve të tij me Aston Villën, duke bindur Chelsean të investojë një shumë rekord për ta afruar në “Stamford Bridge”.
Investimet e fundit tregojnë se klubet e mëdha angleze po vlerësojnë gjithnjë e më shumë kombinimin mes moshës së re, potencialit dhe aftësisë për të dhënë rezultate menjëherë.

