Berisha kundër raportit për reformën territoriale: PD ka gati propozimin alternativ
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka kundërshtuar mënyrën e ndjekur për paraqitjen e raportit të reformës territoriale në Kuvend, duke deklaruar se procesi duhet të shoqërohet me konsultime dhe ekspertizë ndërkombëtare.
Në një komunikim për mediat, Berisha tha se raporti i paraqitur nuk është diskutuar më parë në Komisionin e Posaçëm dhe se, sipas tij, procedura e ndjekur nuk respekton rregullat e funksionimit të komisionit.
Berisha bëri të ditur se opozita ka përgatitur një propozim të saj për reformën territoriale, i cili përmban mbi 400 faqe dhe është hartuar pas një procesi të gjatë pune.
Ai tha se PD ka pritur përfshirjen e ekspertëve të Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale për të paraqitur variantin e saj.
Sipas kreut të PD-së, reforma territoriale duhet të bazohet në kritere demografike dhe në nevojat e komuniteteve vendore. Ai deklaroi se propozimi i opozitës parashikon krijimin e rreth 90 deri në 110 bashkive, si dhe rikthimin e komunave në zona ku kjo do të ishte e nevojshme.
Berisha theksoi gjithashtu se reforma territoriale dhe reforma zgjedhore janë ndër çështjet e rëndësishme të përmendura në raportet e Bashkimit Europian për Shqipërinë.
Ai u bëri thirrje palëve që procesi të vijojë me dialog dhe me përfshirjen e ekspertizës së institucioneve ndërkombëtare, për të arritur, sipas tij, një reformë të qëndrueshme për pushtetin vendor.
Sali Berisha: Përfundimin e këtij parlamenti mbasi këta deputetë, në mënyrë absolute, nuk përfaqësojnë qytetarët shqiptarë, përfaqësojnë votat e plaçkitura me banda, me para krimi, votat e plaçkitura me patronazhistë, votat e plaçkitura në shumë mënyra të tjera. Sot gjithashtu siç e patë ju, në parlament, në një akt... në një akt tërësisht të njëanshëm, kjo mazhorancë, kjo pseudo mazhorancë, do të lexojë raportin e komisionit të reformës territoriale të paparaqitur në komision. Ky raport që kanë sjellë ëë, që kanë sjellë socialistët, është një raport që nuk është paraqitur në komision, pra është një raport që paraqitet absolutisht kundra ligjit.
Në një kohë kur çdo gjë po ecte sipas një axhende të miratuar bashkërisht për konsultat me qytetarët, me radhë, me radhë, Edi Rama ndryshon menjëherë qëndrim kur e pa se mbarë Shqipërinë, qytetarët po kundërshtonin reformën që ai kishte bërë. Dhe natyrisht e kuptoi se projektin e tij nuk do ta miratonte njeri, ndërpreu në mënyrë të njëanshme punën e përbashkët në komision dhe tani do të paraqesë raportin në mënyrë të kundërligjshme.
Ne, siç e patë, ne kemi raportin tonë 400 e ca faqesh, por ne kemi qenë seriozë në punën tonë dhe nuk kemi bërë publike propozimet sepse donim që të ishte i pranishëm përfaqësuesi i Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale, të cilët sigurisht do ishin broker në variantet që do paraqiteshin. Ky akt bën të pashpresë reformat në Shqipëri, por u them një gjë, që jo në dokumentat e fundit të Bashkimit Europian, por edhe në raportin e Komisionit Europian të tetorit që kaloi, dy janë kushtet, cili e lexon atë, janë të dy reformat territoriale dhe elektorale, kushtet që Shqipëria të avancojë drejt në këtë proces.
Absolutisht ne e kemi një propozim shumë të mirë, por ne sigurisht do i bëjmë të njohura. Por ne kemi bërë punën më serioze, kemi ndjekur të gjithë procesin dhe ne kemi pritur rastin kur përfaqësuesit që kanë një ekspertizë shumë të lartë, Kongresi i Autoriteteve Lokale, të ishte i pranishëm dhe ne të paraqisnim variantin tonë. Pala tjetër do paraqiste variantin e vet dhe do merrnim ekspertizën më të mirë. Sigurisht që ne e kemi variantin tonë që është varianti më i shkëlqyerJo, s'ka përfunduar puna, të lutem.
Të lutem një minutë, një minutë. Janë dy gjëra, janë dy gjëra krejt të kundërta. Puna dhe afati... afatet e komisioneve bipartizane janë shtyrë. Nuk ka komision bipartizan që të ketë përfunduar kohën në afatin e përcaktuar. Gjithmonë ato janë shtyrë. Janë shtyrë, dhe ky afat duhej të shtyhej. Dhe diskutimi i fundit që është bërë si komision, është bërë pikërisht për shtyrjen e afatit. Por Edi Rama ka urdhëruar në mënyrë arbitrare Maznikun, që të paraqesë në mënyrë të njëanshme, të kundërligjshme, sepse ky raport nuk është paraqitur në komision.
Nuk mund të paraqitet në parlament një raport që s'është paraqitur në komision. Pa diskutim. Dhe ky rol ndërmjetësues është i domosdoshëm. Është i domosdoshëm. Pse? Kongresi i Autoriteteve Lokale Rajonale, por edhe në Komisionin Europian, sepse Europa është dhe Europa e rajoneve, edhe në Komisionin Europian ka një ekspertizë të jashtëzakonshme për reformat territoriale. Dhe ne duhet ta merrnim atë, si një... në mënyrë që t'i jepnim vendit një reformë të vërtetë territoriale. Kaq është. Këta veprojnë në mënyrë të njëanshme.
Asnjë studim. Ne e kemi, ne e kemi patur të qartë që në fillim që ai kështu do veprojë. Por ai e pa, se konsultat kudo që qytetarët u ngritën dhe e hodhën poshtë ndarjen e tij territoriale. Ne kemi projektin tonë, i cili ka sigurisht një numër bashkish, varion nga 90 në 110, por shton komuna. Ne nuk themi të shkojmë tek modeli i përparshëm. Jo. Sepse ka ndryshime demografike të cilat modelin e përparshëm me 400 e sa e bëjnë jo shumë realist. Por ne kërkojmë rikthimin e komunave mbi bazën e kritereve demografike të mundshme.
Ose aty ku kanë qenë dy apo tre komuna mund të krijohet një komunë. Pra, ne po, ne kemi bërë një punë shumë serioze me, në hartë, në përcaktimin e njësive të ardhshme. Por kjo nuk u lejua sepse u ndërpre dhe Edi Rama nuk dëshiron këtë reformën. Do me çdo kusht ta kthejë Shqipërinë në çifligun e vet. Unë nuk di pakt që nuk shkel Edi Rama.
Edi Rama nuk ka moral, nuk njeh ligj, njeh vetëm ambiciet e tij të shfrenuara për Të sigurt të jeni që ai nuk pranon asgjë përveç asaj që mendon vetë. Por ne, ne me përgjegjësi të plotë para qytetarëve shqiptarë, të cilët, ju them një gjë, na kanë kërkuar masivisht që të marrim pjesë në këtë reformë. Përveç kësaj, kjo reformë është kusht në raportin e Komisionit Europian të tetorit të vitit të kaluar, është kusht për Shqipërinë që të ecë më përpara. Dhe ne.

