Ibrahimovic shpërthen ndaj Paredes pas finales së Botërorit: Po të isha aty, do ta kisha g*ditur me kokë

Zlatan Ibrahimovic ka reaguar ashpër ndaj mesfushorit argjentinas Leandro Paredes pas tensioneve që shoqëruan finalen e Kupës së Botës 2026 mes Argjentinës dhe Spanjës.
Legjenda suedeze, i cili gjatë turneut ishte pjesë e analizave televizive si komentator, kritikoi sjelljen e Paredes gjatë përplasjeve që ndodhën pas përfundimit të ndeshjes.
Ibrahimovic u shpreh i befasuar edhe nga reagimi i lojtarëve spanjollë, duke thënë se askush nuk ndërhyri për ta ndalur situatën.
“Nuk e di çfarë po bëjnë lojtarët spanjollë; ata thjesht shikojnë një lojtar tjetër që godet një shok skuadre”, deklaroi suedezi.
Më pas, në stilin e tij karakteristik, Ibrahimovic tha se Paredes duhet të ndihet me fat që nuk ishte përballë tij në atë moment.
“Paredes mund të jetë i lumtur që nuk kishte një lojtar si unë në fushë. Nëse do të isha aty, do ta kisha goditur me kokë dhe do të më kishin përjashtuar. Është joprofesionale”, u shpreh ai.
Komentet e tij erdhën gjatë analizës në Fox Sports, ku ai foli për përplasjen e Paredes me Eric Garcian dhe Gavi në fund të finales.
Megjithatë, Ibrahimovic vlerësoi edhe triumfin e Spanjës, duke theksuar se skuadra që luajti futbollin më të mirë meritoi trofeun.
“Fitoi futbolli. Mënyra se si luan Spanja është ajo që dëshiron të shohësh. Argjentina nuk pati asnjë gjuajtje në portë. Spanja ishte mbrojtja më e mirë në turne dhe skuadra që duhej të fitonte fitoi”, përfundoi ai.



