Ramabaja: Kosova nuk është e izoluar, sfidat mbeten shtetformimi dhe forcimi i diplomacisë

Analisti Sadri Ramabaja, në një intervistë për “Ora News”, ka folur për sfidat diplomatike të Kosovës, zhvillimet gjeopolitike dhe marrëdhëniet me partnerët ndërkombëtarë. Sipas tij, Kosova duhet të fokusohet në përfundimin e proceseve të brendshme shtetformuese dhe në forcimin e institucioneve.

Ramabaja u shpreh se sfidat kryesore të Kosovës lidhen me funksionalizimin e plotë të shtetit, përmbylljen e proceseve zgjedhore dhe forcimin e demokracisë.

“Sfidat që i kemi zëvendësuar pak pa të drejtë kanë të bëjnë me shtetformimin e plotë, funksionalizimin e institucioneve, rrumbullaksimin e procesit të zgjedhjeve, dhënien fund të bllokadës institucionale dhe funksionalizimin e demokracisë në kuptimin modern të fjalës”, tha ai.

Sipas analistit, diplomacia e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë duhet të kenë një rol më aktiv në skenën ndërkombëtare, ndërsa viti në vijim mund të sjellë zhvillime pozitive për hapësirën shqiptare.

“Diplomacia kosovare bashkë me atë të Shqipërisë politike kanë për të bërë shumë. Megjithatë zhvillimet politike aktualisht premtojnë se fitoret e diplomacisë shqiptare nuk do të mungojnë”, u shpreh Ramabaja.

Duke komentuar pretendimet se Kosova ka përjetuar izolim ndërkombëtar, Ramabaja tha se realiteti është ndryshe. Sipas tij, Prishtina ka arritur të krijojë marrëdhënie të forta me disa shtete të rëndësishme.

“Pavarësisht se nga disa analistë është trajtuar sikur Kosova po përjeton një lloj izolimi, unë kam pikëpamjen se është trajtuar si partner serioz. Gjithnjë e më shumë ka dëshmuar se mund të llogaritet në partneritetin e politikës që zhvillohet në Prishtinë”, deklaroi ai.

Ai përmendi si partnerë të rëndësishëm Britaninë e Madhe, Gjermaninë, Kroacinë dhe Turqinë, ndërsa theksoi ruajtjen e raporteve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, veçanërisht në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.

Ndryshimet globale kanë zhvendosur vëmendjen e SHBA-së dhe BE-së
Ramabaja tha se ndryshimi i prioriteteve të fuqive të mëdha lidhet kryesisht me zhvillimet gjeopolitike në botë, duke përmendur luftën në Ukrainë dhe tensionet në Lindjen e Mesme.

“Më shumë kanë ndryshuar rrethanat gjeopolitike në nivel planetar dhe fushëinteresat. Këndvështrimi i Shteteve të Bashkuara dhe i Bashkimit Evropian është zhvendosur drejt zonave të tjera të interesit”, tha ai.

Sipas tij, Kosova sot ndodhet në një pozicion më të favorshëm sa i përket sigurisë dhe mbrojtjes.

Ramabaja: Kosova ka forcuar kapacitetet e mbrojtjes
Analisti vlerësoi rritjen e kapaciteteve të sigurisë së Kosovës, duke përmendur bashkëpunimin me SHBA-në dhe pajisjet ushtarake të siguruara.

“Kosova është në një pozicion tjetër nga e kaluara. Sot ka gjithnjë e më shumë të garantuar mbrojtjen nga forcat e brendshme dhe është armatosur në përmasat që i lejon një lloj sigurie të brendshme”, tha ai.

Ai përmendi edhe sigurimin e dronëve Bayraktar, duke i cilësuar si një element të rëndësishëm të kapaciteteve të reja mbrojtëse.

Në fund, Ramabaja komentoi edhe procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, duke e cilësuar si një zhvillim të rëndësishëm për gjithë hapësirën shqiptare.

“Shqipëria politike po i rikthehet hartës gjeopolitike të Evropës, duke iu rikthyer plotësisht familjes evropiane. Kjo i hap mundësinë kombit shqiptar që nesër të jetë pjesë e integruar e Bashkimit Evropian”, përfundoi ai.

Sadri Ramabaja: Sfidat që i kemi zëvendësuar pak pa të drejtë. Çfarë ka të bëjë me shtetformimin e plotë, respektivisht me funksionalizimin e institucioneve të saj, me rrumbullaksimin e procesit të zgjedhjeve, me dhënien fund të bllokadës institucionale dhe pastaj natyrisht me funksionalizimin e demokracisë në kuptimin modern të fjalës. Në këtë pikëpamje diplomacia kosovare bashkë me atë të Shqipërisë politike kanë për të bërë shumë.

Megjithatë zhvillimet politike aktualisht premtojnë se, megjithatë viti është përpara dhe përgjithësisht fitoret e diplomacisë shqiptare nuk do të mungojnë. Është interesant thuhet se ka 6 vite që Kosova gradualisht, pavarësisht se në objektivin e disa kolegëve të mi analistë është trajtuar në institucione të veçanta, po edhe në media televizive këtu në Prishtinë dhe në Tiranë, se po përjeton një lloj izolimi, përkundrazi. Unë kam pikëpamjen se është trajtuar si partner serioz.

Dhe gjithnjë e më shumë ka dëshmuar se mund të llogaritet në partneritetin e politikës që zhvillohet në Prishtinë, gjithmonë duke u bazuar në interesat nacionale. Në këtë pikëpamje sigurisht që rishikimi i pozicionimit të interesit nacional në radhë të parë ka krijuar partnerë të fuqishëm dhe raporte të fuqishme sidomos me Britaninë e Madhe, me Gjermaninë, me Kroacinë, me Turqinë, por gjithsesi me gjithë përpjekjet e mëdha ka shpëtuar edhe raportet e mira me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sidomos në rrafshin e sigurisë dhe mbrojtjes.

Është interesant thuhet se ka gjashtë vite që Kosova gradualisht, pavarësisht se në objektivin e disa kolegëve të mi analistësh trajtuar në institucionet e veçanta apo edhe në mediat televizive këtu në Prishtinë dhe në Tiranë se po përjeton një lloj izolimi, përkundrazi. Unë kam pikëpamjen se është trajtuar si partner serioz. Dhe gjithnjë e më shumë ka dëshmuar se mund të llogaritet në partneritetin e politikës që zhvillohet në Prishtinë, gjithmonë duke u bazuar në interesat nacionale.

Në këtë pikëpamje sigurisht që rishikimi i pozicionimit të interesit nacional në radhë të parë ka krijuar partnerë të fuqishëm dhe raporte të fuqishme, sidomos me Britaninë e Madhe, me Gjermaninë, me Kroacinë, me Turqinë, por gjithsesi me gjithë përpjekjet e mëdha ka shpëtuar edhe raportet e mira me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sidomos në rrafshin e sigurisë dhe mbrojtjes. Unë do të kisha thënë që më shumë kanë ndryshuar rrethanat gjeopolitike në nivel planetar dhe fushëinteresi.

Dhe natyrisht këndvështrimi dhe fushëinteresi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe i Bashkimit Europian janë gjetkë. Kosova për fat të mirë dhe hapësira shqiptare përgjithësisht nuk është në pozicionin që ka nevojë për mbështetjen imanente as të këtyre partnerëve, as të të tjerëve. Prandaj, kthimi i vëmendjes së plotë në Lindjen e Mesme, në Azi, në Azinë e Largët e të tjerë nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndërkaq lufta në Ukrainë sidomos për shtetet e Bashkimit Europian ka marrë vëmendjen të shtuar atje, dhe është kurorëzuar që është e vërteta me sukses.

 Po, faleminderit shumë, pyetje me vend. Dhe natyrisht këndvështrimi dhe fushë interesi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe i Bashkimit Evropian janë gjetkë. Kosova për fat të mirë dhe hapësira shqiptare përgjithësisht nuk është në pozicionin që ka nevojë për mbështetjen imanente as të këtyre partnerëve as të tjerëve. Prandaj, kthimi i vëmendjes së plotë në Lindjen e Mesme, në Azi, në Azinë e Largët e të tjerë nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndërkaq lufta në Ukrainë sidomos për shtetet e Bashkimit Evropian, ka marrë vëmendjen të shtuar atje.

Dhe është kurorëzuar, që është e vërteta, me sukses, sepse nëse shikojmë zhvillimet e para katër viteve të fillimeve të luftës, agresionit rus ndaj Ukrainës dhe pozicionit të atëhershëm të Bashkimit Evropian, ofertës prej 5 mijë helmetave që ia kishte ofruar Gjermania atëherë Ukrainës, dhe aktivitetit dhe bashkëpunimit në fushën ushtarake sot, është një krahasim si nata me ditë. Ukraina sot është shndërruar në një fuqi prodhuesish dhe fuqi e dronëve eksperimental në një pozicion krejt tjetër.

Ndërkaq Kosova është në një pozicion të tillë që sot ka gjithnjë e më shumë të garantuar mbrojtjen nga forcat e brendshme, është armatosur në përmasat që i lejon një lloj sigurie të brendshme, ndërkaq ka krijuar komoditet bashkëpunimi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në fushën e sigurisë duke siguruar raketa të veçanta që krijojnë hapësirë vetëmbrojtjeje dhe, që është e vërteta, ka marrë një sasi të jashtëzakonshme të dronëve Bayraktar, të cilët kanë shkruar histori në Nagorno-Karabakh, në luftën e Azerbajxhanit për kthimin e një pjese të Nagorno-Karabakhut. Pra jemi në një pozicion krejt tjetër nga e kaluara.

Rajnoni sot është të shndërruar në një fuqi prodhuesish dhe fuqi e dronëve eksperimentalë për të cilat në një pozicion krejt Ndërkaq, Kosova është në një pozicion të tillë që sot ka gjithnjë e më shumë të garantuar mbrojtjen nga forcat e brendshme, është e armatosur në përmasat që i lejon një lloj sigurie të brendshme. Ndërkaq ka krijuar komoditet bashkëpunimi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në fushën e sigurisë, duke siguruar raketa të veçanta që krijojnë hapësirë mbrojtjeje dhe, e vërteta është, ka marrë një sasi të jashtëzakonshme të dronëve Bayraktar, të cilët kanë shkruar histori në Nagorno-Karabakh, në luftën e Azerbajxhanit për kthimin e një pjese të Nagorno-Karabakh-ut.

Pra jemi në një pozicion krejt tjetër. Ndërkaq, Shqipëria politike ka kaluar me sukses fillimin e paketës së shqyrtuar me Bashkimin Evropian si vend kandidat për aderim në Unionin Evropian dhe natyrisht mbetet lajm i mirë, pra. Po, që është një lajm jashtëzakonisht i fuqishëm sepse po i rikthehet, duke i rikthyer hartës gjeopolitike të Evropës, duke iu rikthyer plotësisht familjes evropiane, Shqipëria politike praktikisht i hap mundësitë kombit shqiptar që të jetë pjesë e integruar e Bashkimit Evropian nesër. Saktë.

EMISIONET