“Ti je nje hajdut që vezët kokës pak i ke”- Blushi akuzon Gonxhen: QSUT lutet për ilaçe e shiringa, ju miratoni 4.3 mln euro për koncertin e Keny West

“Ti je nje hajdut që vezët kokës pak i ke”- Blushi

Deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, gjatë mbledhjes së Komisionit të Ligjeve, ku po diskutohej akti normativ për financimin me 4.3 milionë euro të koncertit të reperit amerikan Kanye West, akuzoi qeverinë se po kërkon të ligjërojë “një vjedhje”, ndërsa sipas tij spitalet publike përballen me mungesa të ilaçeve dhe pajisjeve bazë.

Blushi u përplas me ministrin Blendi Gonxhe, duke e cilësuar financimin si një përdorim të gabuar të taksave të qytetarëve. Ai kritikoi gjithashtu deklaratat e ministrit ndaj protestuesve, duke kërkuar që Gonxhe të tërhiqte fjalët e tij dhe duke thënë se një ministër nuk duhet të fyejë qytetarët.

“Sot keni sjellë një akt, pra kërkoni  të ligjëroni një vjedhje dhe për më tepër kërkoj të tërhiqni mbrapsht, këtu je në Komision Parlamentar, je në Kuvendin e Shqipërisë, nuk mund të fyesh ti asnjë protestues, nuk e ke këtë të drejtë. Sepse në qoftë se jeni kaq trim, dilni në shesh dhe mos u fshihni pas makinave kur ju gjuajnë me vezë. Se duke përdorur të tilla terma edhe ato vezë i keni pak. Nuk mund të fyejë Ministri kërkënd, është e patolerueshme që të përdoret kjo foltore për të fyer.”, u shpreh Blushi.

Tedi Blushi: Sot keni sjellë një akt, pra kërkoni  të ligjëroni një vjedhje

Unë po e përmbledh Kryetar, nuk kam asnjë pyetje , sepse është e qartë që sot keni sjellë një akt për të ligjëruar një vjedhje.

Keni vjedhur 4.3 milionë euro taksa të shqiptarëve.

Një cështje për të cilën me të drejtë e evidentoi edhe kolegu Strazimiri, pra ka filluar kjo cështja e vjedhjes me koncertet nga “Skorpionsat” në 2001, kanë qenë 650 mijë franga në atë kohë.

U ngrit dhe një Komision Parlamentar.

Sot keni sjellë një akt, pra kërkoni  të ligjëroni një vjedhje dhe për më tepër kërkoj të tërhiqni mbrapsht, këtu je në Komision Parlamentar, je në Kuvendin e Shqipërisë, nuk mund të fyesh ti asnjë protestues, nuk e ke këtë të drejtë.

Sepse në qoftë se jeni kaq trim, dilni në shesh dhe mos u fshihni pas makinave kur ju gjuajnë me vezë.

Se duke përdorur të tilla terma edhe ato vezë i keni pak.

Nuk mund të fyejë Ministri kërkënd, është e patolerueshme që të përdoret kjo foltore për të fyer.

Ajo karrige nuk është e Blendi Gonxhes.

Ajo karrige ku është ulur ai, nuk i takon atij.

Është karrigia e Ministrit.

Dhe një Ministër që fyen këtu këdo shqiptar, nuk mund të toleroj as të quhen as “ Don Kishotë”.

Fyeu protestuesit por juve nuk ju bën përshtypje.

Mua me protestuesit më lidhin  5 kërkesat e tyre të drejta.

Kemi të bëjmë me një vjedhje, pra vjen një ministër këtu dhe kërkon të na mbushi mendjen ne për kushtet e emergjencës kur njerëzit po humbin jetën për shuma qesharake.

Kur QSUT shpall listën që s’ka gjilpëra në spitale dhe Ministri i quan këtu protestuesit “Don Kishotë”?

Pse protestojnë ata për vjedhjet e Edi Ramës e Blendi Gonxhes?

Dhe ka të drejtën ti fyejë?

Ajo karrige nuk është e Blendi Gonxhes, ndaj i kërkoj tani të tërheqë mbrapsht ato fjalë dhe ato vezë që i gjuajnë i kanë pak.

Unë nuk e shpjegoj dot se si ka mundësi, pra i keni vjedhur paret dhe vini në Komisjon për të ligjëruar cfarë?

Do i kthejë Kanye Ëest në rast se ne nuk i japim ok këtij akti, do na i kthejë paratë?

Do ju kthejë paret shqiptarëve?

Kush ishte emergjenca?

Emergjencë sot janë ato fshatra e qytete që po digjen nga zjarri dhe si qeveri s’keni ngritur dorën për të miratuar qoftë edhe blerjen e një avioni për të fikur zjarret.

Emergjencë janë ata njerëz që po humbin jetën në spitale sepse qeveria nuk ka 10 mijë euro apo 20 mijë euro për të blerë poltrona  te Onkologjiku.

Imazhin e Shqipërisë nuk e kanë dëmtuar protestuesit, e keni dëmtuar ju me vjedhjet tuaja.

Uroja shumë që të kishit nxjerrë mësime nga diga, po Edi Rama sa herë është keq ju nxjerr ju për të përmbytur opinionin.

Nuk mund të vijojë kjo mbledhje këtu duke fyer shqiptarët, qoftë edhe një shqiptar të vetëm.

EMISIONET