HETIM PËR LIDHJET TRUMP–INFANTINO/ Presidentit të FIFA-s i kërkohet të sqarojë çdo dhuratë apo pagesë nga Trump

Presidenti i FIFA-s, Xhani Infantino, është vënë në qendër të një hetimi politik në SHBA, pasi kongresmeni demokrat Xhejmi Raskin i ka kërkuar të paraqitet para Kongresit për të sqaruar marrëdhëniet e tij me presidentin amerikan Donald Trump. Në një letër zyrtare, Raskin kërkon dokumente që lidhen me çdo dhuratë, pagesë apo përfitim të mundshëm për Trumpin dhe bashkëpunëtorët e tij, si edhe regjistrat e vizitorëve në zyrat e FIFA-s në Trump Toëer në Nju Jork.

HETIM PËR LIDHJET TRUMP–INFANTINO/ Presidentit të FIFA-s i

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, është përfshirë në një përplasje të re politike në Shtetet e Bashkuara, pasi një prej figurave kryesore të Partisë Demokratike në Kongres, Xhejmi Raskin, ka kërkuar zyrtarisht që ai të paraqitet për të dhënë shpjegime mbi marrëdhëniet e tij me presidentin Donald Trump. Në një letër drejtuar kreut të FIFA-s, Raskin kërkon transparencë të plotë mbi kontaktet e organizatës me Trumpin, administratën e tij dhe bizneset e familjes Trump, duke ngritur dyshime për ndikim politik në vendimmarrjen e institucionit më të madh të futbollit botëror.

Sipas kërkesës së kongresmenit, FIFA duhet të dorëzojë deri më 9 gusht të gjitha dokumentet që lidhen me komunikimet me Donald Trump, anëtarët e administratës së tij dhe organizatat e lidhura me familjen e presidentit amerikan. Gjithashtu, Raskin kërkon një listë të detajuar të çdo përfitimi të mundshëm, duke përfshirë dhurata, pagesa, çmime, dekorata, para apo paraqitje publike që FIFA mund t’i ketë ofruar Trumpit, familjarëve të tij ose subjekteve të lidhura me ta, si Trump Organization.

Një tjetër pikë e hetimit lidhet me zyrat e FIFA-s në Trump Toëer në Nju Jork, të hapura gjatë vitit 2025. Ligjvënësi amerikan kërkon regjistrat e hyrje-daljeve të vizitorëve, si edhe ruajtjen e çdo komunikimi mes zyrtarëve të FIFA-s dhe përfaqësuesve të administratës Trump, përfshirë mesazhet e dërguara në të gjitha aplikacionet.

Kërkesa vjen pas një sërë polemikash që kanë shoqëruar marrëdhënien mes Infantinos dhe Trumpit gjatë Kupës së Botës 2026.

Mes tyre përmenden dhënia e një "Çmimi të Paqes të FIFA-s" për presidentin amerikan, si edhe ndërhyrja e Trumpit në çështjen disiplinore të sulmuesit amerikan Folarin Balogun, kur ai kërkoi heqjen e kartonit të kuq të lojtarit. Ky episod shkaktoi kritika të forta dhe ngriti dyshime për ndërhyrje politike në vendimet sportive të FIFA-s.

Në letër, Raskin shpreh shqetësimin se disa nga veprimet e FIFA-s mund të kenë krijuar përfitime të pajustifikuara për organizatën në këmbim të favoreve politike. Ai akuzon Infantinon se ka dobësuar mekanizmat e kontrollit brenda FIFA-s dhe ka lejuar një afrim të tepruar me administratën amerikane, duke dëmtuar perceptimin për pavarësinë e institucionit. Përveç kësaj, ligjvënësi kërkon që presidenti i FIFA-s të zhvillojë edhe një intervistë zyrtare të regjistruar me Komisionin e Drejtësisë të Dhomës së Përfaqësuesve.

Megjithatë, për momentin demokratët nuk kanë shumicën në Komisionin e Drejtësisë, ndaj nuk mund ta detyrojnë Infantinon të dëshmojë. Ndërkohë, çështja shton presionin mbi kreun e FIFA-s, i cili prej kohësh është kritikuar për afrimin e tij me Donald Trump

EMISIONET