ALARM KIBERNETIK NË HOLLYWOOD/ Rrjedhja e të dhënave ekspozon kontaktet e yjeve të kinemasë

Një incident i rëndë i sigurisë kibernetike ka tronditur Hollywood-in. Një rrjedhje të dhënash nga Festivali Tribeka ka ekspozuar kontaktet profesionale të mijëra personazheve të njohur të industrisë së filmit, mes tyre Robert De Niro, Angelina Jolie dhe Martin Scorsese. Organizatorët thonë se problemi u zgjidh menjëherë dhe se nuk janë ekspozuar të dhëna personale private.

ALARM KIBERNETIK NË HOLLYWOOD/ Rrjedhja e të dhënave ekspozon

Alarm në Hollywood pas një rrjedhjeje të dhënash që preku Festivalin Tribeca, një nga ngjarjet më të rëndësishme të industrisë së filmit.

Ekspert të  sigurisë kibernetike zbuluan se mbi 666 mijë skedarë, që mbulonin periudhën 2019–2026, ishin lënë të aksesueshëm në internet. Mes tyre ndodhej edhe një bazë të dhënash me kontakte të figurave të njohura të kinemasë.

Sipas asaj që shkruan media në dosje përfshiheshin emra, adresa elektronike dhe numra telefoni të aktorëve e regjisorëve të njohur si Robert De Niro, Angelina Jolie, Jennifer Lawrence, Martin Scorsese, Francis Ford Coppola, Guillermo del Toro dhe Morgan Freeman.

Megjithatë, organizatorët e Festivalit Tribeca sqaruan se nuk janë ekspozuar të dhëna personale konfidenciale. Sipas tyre, pjesa më e madhe e informacionit përbëhej nga kontakte profesionale, si adresa zyrtare email, agjentë artistikë dhe përfaqësues të marrëdhënieve me publikun, të cilat në shumë raste janë tashmë publike.

Edhe eksperti që zbuloi rrjedhjen konfirmoi se shumica e kontakteve nuk ishin numra privatë apo email-e personale, por të asistentëve, menaxherëve dhe zyrave përfaqësuese.

Sipas hetimeve paraprake, incidenti u shkaktua nga një gabim njerëzor. Një kopje rezervë e bazës së të dhënave ishte lënë e aksesueshme pa enkriptim, duke e bërë të mundur ekspozimin e informacionit.

Ngjarja rikthen në vëmendje rëndësinë e mbrojtjes së të dhënave dixhitale, edhe për emrat më të mëdhenj të industrisë së argëtimit.

EMISIONET