Sekreti i garderobës/ Qeraxhiu: Blini cilësi, jo sasi
Stilistja Zamjra Qeraxhiu ishte e ftuar në emisionin "Epiqendër", të moderuar nga gazetarja Sonila Musai, ku ndau këshillat e saj për trendet e verës 2026 dhe mënyrën se si duhet të ndërtohet një garderobë funksionale.
Sipas Qeraxhiut, këshilla më e rëndësishme për konsumatorët është të investojnë në veshje cilësore dhe jo të blejnë në sasi të mëdha.
Ajo theksoi se moda dhe trendet e fundit janë bërë shumë të ngjashme me njëra-tjetrën, çka bën që shumë veshje të përdoren vetëm për një sezon, përpara se të zëvendësohen nga tendencat e reja.
Stilistja u bëri thirrje ndjekësve të ndërtojnë një garderobë me veshje cilësore dhe të kombinueshme, duke investuar në artikuj që mbeten të përdorshëm për një kohë më të gjatë, në vend që të ndjekin çdo trend kalimtar.

