Mos e bëni këtë gabim gjatë larjes së flokëve, mund të shkaktojë tharje dhe këputje...

Një gabim shumë i zakonshëm gjatë larjes së flokëve mund të shkaktojë tharje, këputje dhe irritim të skalpit: aplikimi i shampos dhe balsamit në të gjithë kokën.
Rregulli është i thjeshtë: shampoja përdoret në skalp, ndërsa balsami nga mesi i gjatësisë deri te majat.
Shampoja është krijuar për të pastruar rrënjët, yndyrën dhe papastërtitë rreth folikulave. Aplikimi i shampos drejtpërdrejt në maja nuk rekomandohet, sidomos për flokët e gjatë, të hollë, të thatë ose me onde. Majat janë pjesa më e vjetër dhe më e thatë e flokut, ndaj larja e tepërt mund t’i bëjë më të brishta dhe të shkaktojë këputje.
Nuk ka nevojë t’i fërkoni me shampo, pasi produkti kalon mbi to gjatë shpëlarjes.
Balsami ka funksion të mbrojë dhe zbusë shtresën e jashtme të flokut, duke i dhënë hidratim dhe shkëlqim. Nëse vendoset në skalp, mund t’i rëndojë flokët, t’i bëjë të duken me yndyrë dhe të krijojë grumbullim produkti rreth folikulave.
Sipas dermatologes Dr. Dawn Queen, ky mjedis mund të favorizojë shumimin e kërpudhës Malassezia, e cila lidhet me zbokthin dhe irritimin. Te personat e predispozuar mund të shkaktojë edhe akne në skalp.
Zbokthi dhe inflamacioni mund të dobësojnë folikulat dhe të kontribuojnë në mënyrë të tërthortë në rënien e flokëve.A shkakton ky gabim rënie të flokëve?
Përdorimi i gabuar i shampos dhe balsamit nuk shkakton zakonisht rënie të menjëhershme, por mund të kontribuojë me kalimin e kohës në irritim, tharje dhe këputje.
“Larja tepër agresive mund t’ua heqë flokëve yndyrën natyrale, duke shkaktuar këputje”, shpjegon Queen.
Megjithatë, faktorët e brendshëm, si stresi, luhatjet hormonale, mungesat e vitaminave dhe problemet dermatologjike, luajnë zakonisht një rol më të madh në rënien ose hollimin e flokëve.
Balsami në skalp mund t’i rëndojë gjithashtu flokët dhe të krijojë përshtypjen se kanë më pak volum.
Rregulli që duhet mbajtur mend është: lani skalpin me shampo dhe hidratoni gjatësinë e majat me balsam.

