Eliminimi i Gjermanisë/ Hallaçi: Futbolli është i madh, por i padrejtë; Paraguai luajti keq, por shkoi përpara

Trajneri i Sopotit, Rrahman Hallaçi, i ftuar në emisionin "Ora e Botërorit" në Ora News, ka analizuar eliminimin befasues të Gjermanisë, duke theksuar se në futboll nuk mjafton të luash bukur për të fituar, ndërsa vlerësoi karakterin dhe disiplinën e skuadrës së Paraguait që arriti objektivin falë penalltive.

"Po patjetër, dy skuadra të mëdha me histori të madhe, por që nuk është hera e parë që janë larguar. Është e vërteta Gjermania ka bërë mirë, por ka patur dhe momente të vështira.

Kështu që nuk është se jemi të befasuar nga ikja e Gjermanisë apo qoftë edhe Holanda. Holanda që ka patur breza shumë të mira dhe me lojtarë shumë cilësorë, me lojtarë shumë të njohur, por që nuk ka arritur dot për t'u kualifikuar deri, për të shkuar për të thënë në finale. Ka shkuar në finale, është afruar por për të marrë dhe trofeun. Duke parë Gjermaninë, Gjermania ishte një skuadër që dominoi totalisht ndeshjen. Pamë dhe një skuadër shumë të shkurtër, pamë dhe qendërmbrojtësit e tyre që u afruan 20-25 metra afër portës së kundërshtarit. Është e vërteta nuk është se e kemi parë shumë në shumë ndeshje apo me një trajner që na ka treguar një stil loje, por kuptohet që ai ka ditur të bëjë këtë gjë pikërisht me një skuadër që nuk e ka kundërsulmin e mirë. Se po të kesh një skuadër si Franca është shumë e vështirë për të bërë atë që bëri trajneri i Gjermanisë.

Me të drejtë e bëri sepse e dominoi totalisht ndeshjen, qarkullimi i topit mjaft i mirë, u ofruan afër portës. Nuk është se kishte rrezikshmëri shumë të lartë, është e vërteta, por që ishin gjatë gjithë kohës nën presion për Paraguajin. Sigurisht, Paraguaji një skuadër që shumë e fortë, me karakter shumë të fortë, temperamenti shumë shumë i lartë, skuadër që nuk toleron asnjë sekondë, lojtarë shumë të disiplinuar, lojtarë për të dhënë maksimumin.

Vuajtën shumë është e vërteta, por që kuptohet në futboll ndodhin gjëra të tilla. Pra një skuadër që luan mirë futboll dhe një skuadër që nuk luajti mirë futboll, Paraguaji të themi të drejtën. Por që dhe kur mbaroi ndeshja pas shtesës ishin shumë të lumtur trajneri, lojtarët, po t'i shikonit si po festonin, pra arritën qëllimit që të shkojnë deri tek penalltitë. Më pas tek penalltitë është diçka tjetër. Por, për të thënë që në futboll pra nuk mjafton që të luash bukur futboll dhe ti do të dalësh me kokë lart. Pra, Gjermania luajti bukur futboll por që me kokën ulur u largua. Kështu që Paraguaji bëri një ndeshje jo të mirë, por që në fund festuan dhe janë krenarë për atë që bënë", u shpreh Hallaçi.

EMISIONET