E PABESUESHME! Mbi 23 milionë firma në një peticion online kundër Argjentinës, pas finales reagojnë organizatorët

Një peticion online që kërkonte përjashtimin e Argjentinës nga Kupa e Botës ka tërhequr vëmendje të madhe në rrjet, duke mbledhur, sipas organizatorëve të nismës, mbi 23 milionë nënshkrime brenda një jave.
Nisma u shoqërua me akuza ndaj FIFA-s dhe arbitrave për favorizim të Argjentinës gjatë turneut.
Në përshkrimin e peticionit u ngritën dyshime për mënyrën e zhvillimit të kompeticionit, ndërsa u përmendën edhe pakënaqësitë e tifozëve për çmimet e biletave dhe menaxhimin e disa momenteve gjatë ndeshjeve.
Peticioni u mbyll pas finales, ku Spanja fitoi 1-0 ndaj Argjentinës pas kohës shtesë. Pas përfundimit të ndeshjes, organizatorët publikuan një mesazh ku falënderuan skuadrën spanjolle dhe njoftuan mbylljen e fushatës.
Finalja u shoqërua edhe me tension në fushë, pasi pas vërshëllimës përfundimtare pati përplasje mes futbollistëve të të dyja skuadrave. Sipas raportimeve, FIFA ka nisur procedurat për të shqyrtuar incidentin dhe rolin e lojtarëve të përfshirë.


