Nga një premtim te skena e finales së Botërorit/ Historia prekëse e balerinës që Shakira nuk e harroi

Nga një premtim te skena e finales së Botërorit/ Historia

Një premtim i bërë katër vite më parë u kthye në realitet gjatë finales së Kupës së Botës FIFA 2026, ku Shakira ndau skenën me balerinen Shayna-Renee Wheatley në shfaqjen historike të pushimit.

Wheatley, e cila kishte marrë pjesë në emisionin “Dancing With Myself” në vitin 2022, zbuloi se megjithëse nuk fitoi konkursin, mori dhuratën më të madhe nga Shakira: besimin se një ditë do të performonte përkrah saj.

Pas spektaklit në finalen e Botërorit, balerina publikoi një video në Instagram ku ndërthuri momentin kur Shakira e inkurajonte pas eliminimit nga konkursi me pamjet e performancës së tyre të përbashkët para miliona shikuesve.

“Ka momente që të kujtojnë pse nuk duhet të ndalosh kurrë së besuari”, shkroi ajo, duke rrëfyer se fjalët e artistes kolumbiane u bënë burim motivimi gjatë gjithë këtyre viteve.

Sipas Wheatley, Shakira i kishte thënë se një ditë mund të bëhej balerinë e saj mbështetëse, madje edhe e Beyoncé. Katër vite më vonë, ajo e pa veten në një nga skenat më të mëdha në botë, duke vallëzuar krah këngëtares së hitit “Waka Waka”.

Në mesazhin e saj, balerina falënderoi të gjithë ata që e mbështetën në këtë rrugëtim, duke theksuar se ëndrrat realizohen për ata që vazhdojnë të punojnë fort dhe nuk dorëzohen.

Në fund, ajo rezervoi një falënderim të veçantë për Shakirën, duke shprehur shpresën se do të ketë mundësinë të performojë sërish me të dhe, një ditë, edhe me Beyoncé.

 

 

EMISIONET